• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Masakra e Poklekut/ Kurti kërkon dënimin për krimet serbe: Duhet të ketë drejtësi për viktimat

by Java News
17/04/2023 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, shtetit serb nuk i ka mjaftuar vetëm vrasja e civilëve në Poklek, por edhe kanë djegur kufomat, duke shtuar se në plan nuk ka qenë vetëm shfarosja e jetëve, por edhe e qenieve njerëzore.

Prandaj, nga këtu ai ka kërkuar gjykimin në mungesë të të gjithë kriminelëve, për çka tha se muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që një gjë e tillë është e mundur me ligjet në vend.

“Masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civilë shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre. Prej këtyre 54 të vrarëve, 25 kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, ndërkaq 18, pra çdo i treti ka qenë nën moshën 12 vjeçare. 5 kanë qenë  foshnjë prej 6 muajsh deri në 2 vjeç, ndërkaq Lirie Muçolli ka qenë veç 6 muajsh si foshnjë kur është vrarë në këtë masakër”.

“Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetëve, por edhe të qenieve. Andaj masakra e Poklekut është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”.

“Në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se në Kuvendin e Republikës patëm mundësuar që Prokuroria e Shtetit, prokurorët specialë të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë. Pra në muajin e ardhshëm bëhen që ekziston një mundësi e tillë dhe këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime luftë do të duhej të kenë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që ekzekutuan dhe për ata që i urdhëruan ato”, tha Kurti.

/s.f

Next Post
“Kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”/ Veliaj ironizon Berishën e Këlliçin: E ftoj të vijë sërish në 15 maj ta falënderoj për garën

Veliaj për dyshen Berisha-Meta: Nuk e vënë emrin në fletë votimi, se njeri ka hallin e dosjes së Sigurimit, tjetri eshte non grata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
Sikur mos të kishte protesta?

Sikur mos të kishte protesta?

February 16, 2026
Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In