• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakra e Mai Lait, momenti që “ktheu” Luftën e Vietnamit

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lufta e Vietnamit, është ndoshta operacioni i madh ushtarak më i diskutueshëm në historinë e SHBA-së. Pavarësisht mbështetjes fillestare publike, kur trupat amerikane u dërguan për herë të parë për të ndihmuar Vietnamin e Jugut në vitin 1964, ndërhyrja amerikane shkaktoi një zhgënjim të madh, duke filluar sidomos nga viti 1968.

Shumëkush argumentoi nëse Amerika duhej të merrte apo jo pjesë në atë konflikt, në kushtet kur lufta nuk kishte një ndikim të drejtpërdrejtë tek Shtetet e Bashkuara. Në një epokë të tensionit së Luftës së Ftohtë, të tjerë besonin se garancia që Vietnami i Juut nuk do të binte në duart e Vietnamit të Veriut të mbështetur nga ushtria ruse, qe një mënyrë e denjë për të luftuar përhapjen e komunizmit, dhe vetë Bashkimin Sovjetik.

Opinioni publik u kthye edhe më tej kundër luftës në 4 maj 1970, si rezultat i masakrës famëkeqe në univesitetin Kent State. Garda Kombëtare e Ohajos u shpall përgjegjëse, për shkak se shtypi me dhunë një protestë kundër luftës në Kent State University, përmes qëllimit me armë në drejtim të turmës, duke vrarë 4 studentë dhe duke plagosur rëndë 9 të tjerë.

Por edhe më shkatërruese qe tragjedia shpesh e harruar e Lufta e Vietnamit:masakra e Mai Lait. Pas ofensivës së Tetit nga ana e Vietnamit të Veriut në fund të janarit 1968, ushtria e SHBA-së  i shtoi përpjekjet për të ndjekur dhe shkatërruar vietkongët, një forcë milicësh pro-komunistë. Vietkongët, që zakonisht në mesin e ushtarëve amerikanë quheshin thjesht “Çarli”, qenë një organizatë shumë më e frikshme sesa ushtria e organizuar e Vietnamit të Veriut. Ata operonin jzakonisht jashtë fshatrave dhe visheshin si civilë, duke u shkrirë kësisoj me popullatën e përgjithshme.

Për të gjetur vietkongët,  zbulimi i SHBA i bëri thirrje ushtrisë të formojë Task Force Baker, një njësi të përbërë nga 3 kompani pushkatarësh nga brigada e 11-të. Ata u trajnuan dhe specializuan për kërkimin nëpër fshatra për vietkongët, armët e fshehura dhe hapjen e tuneleve famëkeqe nëntokësore, të cilat vietkongët i përdornin shpesh për të kryer operacione kundër trupave amerikane.

Në 16 mars 1968, Task Force Baker u urdhërua të “angazhohet dhe të shkatërrojë” armikun në fshatin Son Mai që zakonisht njihej si fortesa e vietkongëve. Kompania C, e udhëhequr nga Zv.lejtnanti Uilliam Kallej, do të hynte në Mai Lai, një pjesë e vogël e fshatit, rreth orës 8:00 të mëngjesit. Kallejt i ishte thënë se shumica e fshatarëve do të ndodheshin larg shtëpive të tyre për shkak se ishte ditë tregu, kështu që ata që do të kishin mbetur me gjasë duhej të ishin pjësëtarë të vietkongëve.

Sapo helikopteri me trupat amerikane u ul jashtë fshatit, Kompania C su sulmua nga një pjesë e vogël e milicisë vietnamese në afërsi të Mai Lait, një kërcënim i vogël që tragjikisht do të shkaktonte një reagim shkatërrues. Nuk u gjetën asnjëherë prova për ndonjë lidhje, ndërmjet anëtarëve të milicisë që u përplasën me amerikanët dhe vetë fshatit.

Trupat amerikane hynë në fshat, duke qëlluar cilindo që lëvizte. Në fillim ata ndoqën urdhrat, duke shkruar kasolle më kasolle, në kërkim të ndonjë “Çarli”. Pjesëtarët e kompanisë C do të raportonin më vonë se ushtarët filluan të veprojnë sipas mendjes së tyre, dhe gjërat filluan të dalin shpejt jashtë kontrollit. Kasollet u dogjën, fshatarët u rrahën, dhe gratë u përdhunuan dhe më pas u vranë me gjakftohtësi. Thuhej se vetë Leitnant Kallei qe parë duke marrë zvarrë dhjetëra fshatarë nga shtëpitë e tyre deri tek një gropë, ku ata u ekzekutuan me mitraloz.

Rreth orës 10:00, Nënoficeri Hjuxh Tompson Xhunior, piloti i një helikopteri të pajisur me armë të fuqishme dhe i thirrur për të siguruar mbështetje ajrore për kompaninë C, vuri re një numër i madh trupash të grave dhe fëmijëve. Ai fluturoi afër, duke parë sesi ushtarët amerikanë po vrisnin civilët e plagosur. Tompson e dinte se po ndodhte  diçka e gabuar, dhe u ul për të zbuluar se çfarë po ndodhte.

Ai iu afrua një grupi ushtarësh përreth një bunkeri plot me një duzinë civilësh, duke i kërkuar një oficeri nëse kishin nevojë për ndihmë për t’i nxjerrë fshatarët jashtë. Sipas dëshmisë së Tompsonit, oficeri u përgjigj:”E pra, ne do t’i nxjerrim jashtë me një granatë dore”- duke bërë

që piloti të marrë vetë në dorën situatën. Tompson u kthye tek helikopteri i tij dhe kërkoi përmes radio helikopterët e tjerë që të ndihmonin në evakuimin e të mbijetuarve.

Ai urdhëroi pastaj mitralierin e tij të hapë zjarrit ndaj cilitdo  ushtar të kompanisë C, nëse ata përpiqeshin të dëmtonin civilët, duke i dhënë efektivisht fund masakrës. Kur u vendos rendi, u konstatua se më shumë se 400 civilë vietnamezë ishin masakruan nga ushtarët amerikanë të kompanisë C. Hjuxh ishte neveritur nga e gjithë ngjarja, dhe paraqiti një raport zyrtar mbi këtë incident.

Në një përpjekje të mundshme për ta mbyllur këtë çështje, Hjuxh u nderua me medaljen e Kryqit Fluturues, dhe dy anëtarë të ekuipazhit të tij me Yllin e Bronxtë, për veprimet e tyre në ndihmë të shtypjes së kërcënimit “vietkong”. Tompson e flaku tej medaljen e tij. Masakra u mbulua nga qeveria, derisa u zbulua në nëntor të vitit 1969, kur disa anëtarë të kompanisë C dërguan letra për shtypin, duke kujtuar ngjarjet e 16 marsit 1968.

Ushtria amerikane urdhëroi atëherë një hetim të plotë të masakrës dhe tentativave për ta mbuluar atë, duke thirrur për të dëshmuar në Uashington Hjuxh dhe dëshmitarët të tjerë. Fillimisht Hjuxh u kritikua ashpër nga pjesëtarët e ushtrisë në qeveri, veçanërisht nga kongresmeni Mendel Rivers, i cili donte të minimizonte pretendimet e një masakre të kryer nga trupat amerikane. Rivers madje e akuzoi Tompsonin për tradhëti, duke thënë se ai duhet të dënohej pasi kishte drejtuar armët e tij ndaj trupave të tjera amerikane, ndërsa u përpoq pa sukses ta çojë atë para gjyqit ushtarak.

Katërmbëdhjetë oficerë u dënuan nga gjyqi ushtarak, për fshehjen e informacionit në lidhje me masakrën, por të gjitha akuzat ndaj tyre ranë në vitin 1971. Njëzetegjashtë anëtarë të tjerë të kompanisë Cn u përballën me kallëzime penale për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasjen e civilëve vietnamezë, megjithatë shumica tashmë e kishte lënë ushtrinë, duke u përjashtuar nga gjykimi ushtarak.

Vetëm Leitnant Kallej, udhëheqësi i kompanisë C, u dënua për veprimet e tij me burgim të përjetshëm. Shumëkush e pa Kallejn si një kokë turku, dhe ai u detyrua të vuajë vetëm 3 vite arrest shtëpie, para se të lirohej. Në vitin 1998, Nënoficerit Tompson dhe stafit i tij iu njoh më në fund nga ushtria e SHBA-së akti i tyre i trimërisë, me 3 prej tyre që morën Medaljen e Ushtarit, medaljen më të lartë të dhënë nga ushtria amerikane.

Lajmet e mizorisë së kryer në Mai Lai, iu shtuan listës tashmë në rritje të arsyeve që amerikanët të kritikonin ashpër luftën në Vietnam. Publiku amerikan filloi të pyesë se çfarë po ndodhte realisht në Vietnam, ndërsa pati një rritje drastike të protestave kundër luftës. Masakra e Mai Lait qe një pikë e rëndësishme kthese në opinionin publik. /Në shqip nga bota.al

Next Post
Pse po forcohet Frangu zvicran?

Pse po forcohet Frangu zvicran?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In