• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Libofshës/ Dha vendimin e fundit me vdekje, prokurori tregon si i zbuluan dy autorët: U zhdukën tre breza!

by
18/11/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kiço Nano është prokurori që në vitin 1992 kërkoi dënimin me vdekjen të dy vëllezërve që bënë atë që u cilësua si masakra e Libofshës që vranë pesë persona.

Më datën 29.05.1992, ora 06:45, në fshatin Libofshë të rrethit Fier, në banesën e tyre u gjetën të vrarë shtetasit Petrit, Zenepe, Agim, Rajmonda dhe Magdalena Pupa.

Autorët e krimit kishin mundur të përkulin hekurat e dritares, hequr xhamin e superluçes dhe ishin futur në banesë.  Nga hetimet intensive rezultoi se  autorë të ngjarjes ishin Ditbardh dhe Josif Çuko.

Ish-prokurori që hetoi ngjarjen e rëndë, Kiço Nano ka folur në emisionin Zona Zero me gazetarin Thimi Samarxhiu në Top News, duke dhënë detaje mbi atë proces që çoi në gjetjen e dy autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Kam qenë prokuror i rrethit të Fierit deri në korrik 1992. Në muajin maj, në Libofshë ndodhi një ngjarje tepër e rëndë kur u zhdukën tre breza. E kam ndjekur që nga fillimi, gjatë gjykimit, deri në ekzekutimit të dy kriminelëve në qershor të atij viti. Ishte një ngjarje e rëndë, sepse u zhdukën tre breza, u vra djali i madh me bashkëshorten, fëmija i vogël, Magdalena, dhe djali. Ngjarje e rëndë në botë, kur u zhdukën tre breza”, tha Nano në Zona Zero.

Më tej ai u shpreh se “kjo ngjarje u hetua në kohë rekord, hetim, gjykim, shkallë e lartë, deri në ekzuetim, pra deri në firmosjen e presidentit të kohës, Sali Berisha për ekzekutimin. Më 25 qershor, unë kam qenë në sheshin Fitorja, pra hotel Turizmit kur u ekzekutuan”.

Më tej ai ka dhënë detaje se si u zbuluan autorët e ngjarjes, ajo që çoi në identifikimin e tyre.

“Mund të them që ekspertimi që u gjet në gjurmët e gishtërinjve, doli që autorët kishin hequr xhamin nga dritaret, na ndihmoi në zbulimin e autorëve. U punua shumë me ekspertin, ishte ai që i dha drejtim hetimit. Rezultoi se u gjetën gjurmët e Ditbardhit në të. Ai ishte skeduar në një vjedhje, duke bërë krahasimin, doli që gjurmët ishin të atij. Që aty filloi zbërthimi i tij. Edhe pse ai Ditbardhi tentoi të largohej nga Shqipëria, por nuk ia arriti dot. Ku u konkludua se ishte një nga autorët, pastaj vijuam hetimin, e u zbërthyen dhe u vendos përpara drejtësisë edhe Josifi. Gjurmët e gishtave i dhanë drejtim hetimit”, tha ish-prokurori.

/b.h

Next Post
“Ustai” i të keqes Berisha, Basha që trajton postin si vend pune dhe PD “sanduiç” në mes

“Do përjashtohet”/ Berisha-Bashës: Je bërë qesharak me këto kërcënime! Më 11 dhjetor refuzohen humbjet, disfatat e pazaret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com