• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakra e Gërdecit/ Mister shkresa për Shkëlzen Berishën dhe takimet me ministrat e Berishës! Sa vite burg rrezikon nga dëshmia e rremë

by Java News
22/09/2023 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha duket se ende nuk e ka sqaruar pozicionin e tij në çështjen Gërdeci pasi SPAK kërkoi thirrjen si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Bashkë me djalin e ish-kryeministrit, në listën me 71 persona për tu pyetur është edhe ish-ministri i mbrojtjes i kohës, Aldo Bumçi. Lidhja mes tyre, janë kontaktet e vazhdueshme dhe një shkresë e këtij të fundit e vitit 2007 me një shënim në cepin e majtë lart, me shkrim dore “për Shkëlzenin” e cila ka mbetur e paqartë edhe në procesin e parë.

Për këtë çështje, SPAK e pyeti Shkëlzen Berishën më 26 janar 2023, një muaj para dërgimit të dosjes në gjyq. Pas asaj dëshmie, Shkëlzen Berisha, pranoi se shënimi me emrin e tij në letrën e ministrit të drejtësisë ishte një mister 15 vjeçar, por vetë nuk kishte një shpjegim.

“S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim.  Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime”, tha Shkëlzen Berisha më 26 janar.

Dokumenti në fjalë, është dhënie mendimi nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-ventimin e ministrisë së mbrojtjes për dërgimin në qeveri të vendimit për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec. Për rrjedhojë, dokumenti duhej të komunikohej me faks nga njëra ministri në tjetrën, dhe shënimi “për Shkëlzenin” në kushtet kur djali i ish kryeministrit nuk punonte në këto dikastere, duket një çështje për tu sqaruar, siç kërkon SPAK.

Ndërkohë që do të përballet me gjykatën për këtë çështje, Shkëlzen Berisha gjendet së pari para detyrimit për të dëshmuar, pasi nëse refuzon, shkel nenin 307 të Kodit Penal, i cili parashikon se “refuzimi  për  t’iu  përgjigjur  pyetjeve  rreth  dijenisë  për  kryerjen e  një  vepre  penale  apo  të  autorit  të  saj,  përbën  dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”. Në vazhdim të këtij detyrimi, Shkëlzen Berisha është i shtrënguar të tregojë të vërtetën në gjykatë, pasi në të kundërt, shkel nenin 306 të Kodit Penal që parashikon se “dëshmia e rreme e bërë  përpara  gjykatës  përbën kundërvajtjepenale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”. Kur dëshmia e rreme bëhet me  qëllim fitimi apo çdo interes tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tri vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me vepra të rënda penale, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Para këtyre detyrimeve ndodhet edhe ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi që ka pretenduar se shkresa e tij zyrtare për ministrinë e mbrojtjes, nuk e ka shënimin “për Shkelzenin”. Por punonjësja e ministrisë së Mbrojtjes, e cila kishte marrë faksin e mbërritur nga zyra e ministrisë së Drejtësisë, ka pohuar para hetuesve të Gërdecit Hamza Plaka dhe Arben Frashëri, se shkresa ka mbërritur bashkë me shënimin në fjalë.

Sipas SPAK, një tjetër çështje për të cilën kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, janë edhe telefonatat e tij dhe vizitat në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën kur po hartohej projektvendimi që u dërgua në qeveri dhe u miratua për fabrikën e Gërdecit.

Next Post
Shpërndanë ëmbëlsira me kanabis në shkollë, 90 fëmijë përfundojnë në spital

Shpërndanë ëmbëlsira me kanabis në shkollë, 90 fëmijë përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In