Mbi 10 persona janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit lidhur me vrasjen e trefishtë të regjistruar një ditë më parë në Fushë-Krujë.
Ata janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë, që tronditi mbarë vendin.
Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë-Krujë nuk ka ambiente.
Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH-së kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.
/a.r