• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Elbasanit/ “Policët” qëlluan 65 herë, gjenden 3 armë krimi në vendngjarje

by Lorenc Vangjeli
04/02/2016 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Elbasanit vijon të jetë i blinduar nga forcat e policisë prej mbrëmjes së djeshme kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një lokali duke lënë 3 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Në ndihmë të forcave të Policisë së Elbasanit shkuan edhe  forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se autorët e krimit ishin të veshur me uniforma policie dhe me maska. Ky fakt i ka gjetur të papërgatitur personat që ndodheshin në lokal që u gjendën menjëherë nën breshërinë e kallashnikovëve.

Në vendngjarje janë gjetur 2 kallashnikov që janë hedhur nga autorët pas krimit, 2 krehëra pa fishekë, 1 krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.

Këtë të enjte policia zbuloi edhe një tjetër armë krimi 800 meter vengjarjes.

arma kallash nikov elbasan vrasje

Policia ka shoqëruar gjatë natës 46 shtetas, në cilësinë e personit që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Gjate gjithe nates Forcat Renea , Fnsh e  Policia e Elbasanit kane ushtruar dhjetra kontrolle ne banesa ne Elbasan, Peqin,  Cerrik, Librazhd e Gramsh.
Gjithashtu jane kontrolluar ne akset rrugore e ne qytete automjete te dyshuara qe  mund te leviznin autoret.
Jane krehur me kembe zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund te fshiheshin autoret apo mund te kishin braktisur makinen.
Si dhe jane kontrolluar mbi 150  garazhe makinash ne hyrje te pallateve .
Jane shoqeruar per verifikim 46 shtetas.
Nderkohe grupi hetimor  ka sekuestruar ne vendin e  ngjarjes  2 arme zjarri automatik qe dyshohet se i kane lene  ne vendngjarje autoret e krimit,  dy  krehera pa fisheke dhe nje kreher me 26 fisheke  si dhe 65 gezhoja.
Nje grup Specialistesh te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Shtetit te kryesuar nga Drejtori i Krimeve te Renda ne bashkepunim  me Specialistet per Krimet e Renda ne Drejtorine e Policise Elbasan si dhe me Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan   po vijojn punen per zbardhjen e ngjarjes.

NGJARJA
Mbrëmjen e së mërkurës, Agron Çapja bashkë me dhjetë të afërm të tij (kushërinj, nipa e krushqi), ndodhej jashtë lokalit që dikur e ka pasur në pronësi të tij në Unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Ata ishin duke biseduar njëri me tjetrin, kur disa persona të armatosur kanë zbritur nga mjetet e tyre (pohohet të kenë qenë tre) dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Autorët e krimit, në pak minuta kanë shkatërruar gjithë lokalin, ndërsa kanë vrarë tre persona si dhe kanë plagosur shtatë të tjerë. Pas masakrës, ekzekutorët janë larguar me shpejtësi.

VIKTIMAT
1. Agron Çapja
2. Ardit Sinakoli
3. Eno Bedalli

TË PLAGOSUR
1. Ardian Zharri
2. Fejzulla Çapja
3. Ferit Muça
4. Luan Muça
5. Bujar Reshka
6. Florenc Çapja (djali I Fejzullaut)
7. Arnold Çapja (djali I Agronit)

Next Post

Janullatos për CNN: Shteti shqiptar mban peng pronat e kishës, 22 % janë ortodoks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In