• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakër në Dagestan, sulmohet sinagoga, dy kisha dhe policia. 6 oficerë të vdekur, 12 të plagosur

by A R
24/06/2024 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri sulmesh që kanë pasur për objektiv një sinagogë, dy kisha dhe një postobllok policie, kanë tronditur mbrëmjen e sotme Dagestanin.

Sulmet kanë ndodhur në Kaukazin verior, në provincën që bën pjesë në territorin e Rusisë. Deri më tani raportohet për 9 viktima, ku 6 prej tyre janë oficerë policie dhe 1 tjetër është prift ortodoks. Po ashtu të plagosur gjatë sulmeve kanë mbetur 12 policë.

“Në total, në qytetet Makhachkala dhe Derbent gjashtë oficerë të zbatimit të ligjit u vranë dhe 12 u plagosën”, tha kreu i shërbimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, Gayana Garieva.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dëgjohen krisma armësh në rrugët e Dagestanit, ndaj besohet se ka pasur shkëmbim zjarri midis autorëve të sulmeve dhe policisë lokale.

Oficerët e policisë u sulmuan gjithashtu në Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit dhe qyteti më i madh i rajonit.  Të dyshuarit janë larguar me një veturë Volkswagen Polo të bardhë, ka thënë policia, duke shtuar se aktualisht janë në kërkim të mjetit.

A video of the assailants has been published earlier.

They smoked a few Russian security forces pic.twitter.com/u6ztFnqtpZ

— PS01 (@PStyle0ne1) June 23, 2024

Një video e incidentit supozohet se i përket momentit të sulmit dhe tregon të paktën tre burra të veshur me të zeza që qëllojnë mbi makina në mes të një rruge.

“Sulmuesit në Derbent thuhet se hynë në kishën ortodokse dhe vranë një prift lokal duke i prerë fytin”, tha Shamil Khadulaev, kreu i komitetit rajonal të mbikëqyrjes publike që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në burgje.

Ndërkohë, raportohet se sinagogës iu vu zjarri. Po ashtu ka godina në flakë, helikopterë që fluturojnë rreth qytetit dhe kaos total. Dyshohet se autorët janë militantë të armatosur të lidhur me ISIS dhe sipas burimeve lokale, të paktën dy terroristë janë vrarë gjatë arratisjes pasi mbajtën peng rreth 40 persona.

Në të gjithë Republikën Kaukaziane, Komiteti Kombëtar Kombëtar i Antiterrorizmit ka vendosur për një mobilizim të jashtëzakonshëm të agjencive të zbatimit të ligjit të specializuara në veprimet kundër terrorizmit.

“Për të garantuar sigurinë e njerëzve, për të parandaluar krimet terroriste dhe për të bllokuar njerëzit e përfshirë në sulme të armatosura kreu i drejtorisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) për Dagestanin ka vendosur të vendosë operacione anti-terroriste“.

#Russia ????????: Armed militants (very likely affiliated with #ISIS / #ISKP) carried out multiple attacks and set a church and a synagogue on fire in #Derbent and #Makhachkala in #Dagestan.

Additionally militants carried out shooting attacks with multiple rifles as well. pic.twitter.com/IrrrQYf3bE

— War Noir (@war_noir) June 23, 2024

Një burim pranë policisë lokale tha për agjencinë Tass se autorët e këtyre sulmeve janë anëtarë të një organizate terroriste ndërkombëtare.

28 tetorin e kaluar, kjo Republikë me shumicë myslimane ishte skena e një akti të hapur antisemitik, teksa në aeroportin e kryeqytetit, Makhatchakala, dhjetëra njerëz sulmuan pistën dhe terminalin duke bërtitur “Allah u Akbar” pasi u njoftua se një aeroplan nga Izraeli po mbërrinte.

Në atë kohë, Moska akuzoi qeverinë e Kievit se kishte “një rol kyç” në atë veprim. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova tha se qëllimi i Ukrainës ishte të “destabilizonte Rusinë” duke provokuar ndarje etno-fetare.

/a,.r

Next Post
Pas divorcit, Ilir Meta shfaqet si komentator sportiv, por merr lajmin e keq gjatë emisionit LIVE

Pas divorcit, Ilir Meta shfaqet si komentator sportiv, por merr lajmin e keq gjatë emisionit LIVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In