• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masa të reja kufizuese në të gjithë Europën, Greqia vendos maskat e detyrueshme edhe në rrugë

by Ardit Rada
25/10/2020 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evropa e sheh veten gjithnjë e më shumë të mbërthyer në masën e koronavirusit, me shifra rekord rastesh pozitive të raportuara çdo ditë dhe me kufizime të reja të ndërmarra nga qeveritë.

Britania e madhe ka regjistruar 23012 raste të reja në 24 orët e shkuara. Gjermania ka kapërcyer ndërkohë shifrën e 10 mijë viktimave në total. Kancelarja Angela Merkel i kërkoi ndërkohë gjermanëve të reduktonin kontaktet dhe të takonin sa më pak njerëz që të ishte e mundur. Rekord infektimesh është shënuar edhe në Francë me 45422 raste të reja.

Spanja po përgatitet të dekretojë një gjendje të re alarmi që në fillim të javës mund të hapë rrugën për një ndalim qarkullimi në shkallë kombëtare pas atyre të vendosura në disa rajone, mes të cilëve Madridi. Belgjika ka shënuar një rekord të ri prej më shumë se 15 mijë rastesh në një ditë dhe Brukseli është nën ndalim qarkullimi nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit.

Është rikthyer edhe maska me detyrimi kudo dhe nga e hëna do të mbyllen sallat e spektakleve, teatrot, kinematë dhe pallatet e sportit.  Në bullgari, kryeqyteti Sofje do të mbyllë lokalet dhe diskotekat për dy javë. Polonia ku ka rezultuar pozitiv edhe presidenti Andrzej Duda, ka hyrë në një regjim gjysmë izolimi me mbylljen e restoranteve dhe shkollave nga klasa e katërt deri në të tetën, ashtu siç ishte bërë më herët për shkollat e mesme dhe të larta.

Ndërkohë, republika ceke konfirmohet një prej vatrave më të nxehta në Evropë me mbi 15 mijë të infektuar dhe 126 viktima në një ditë, shifra shokuese këto nëse mendohet se vendi ka të njëjtin numër banorësh me Lombardinë, në Itali, pak më shumë se 10 milionë. Rekorde të reja janë shënuar edhe në Ballkan, në Bosnje, Serbi dhe Kroaci.

Greqia raportoi të shtunën 935 raste të reja të koronavirusit ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte regjistruar të enjten me 882.

Tani, numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në vend po i afrohet shifrës 30 mijë ndërsa viktimat janë 564.

Nga mesnata ndërkohë një ndalim qarkullimi gjatë natës ka hyrë në fuqi dhe maskat janë bërë të detyrueshme kudo në zonat me ngarkesë të madhe epidemiologjike.

/e.rr

Next Post
Rëndohet bilanci/ Dy persona të tjerë humbin jetën nga koronavirusi tek Infektivi

“Burri me Covid, gruaja jo”, mjeku shpjegon misterin shkencor: Qeveritë po dështojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Gjermani, dy të vdekur nga malaria në Frankfurt! Dyshohet se mushkonjat e infektuara janë transportuar përmes fluturimeve

September 16, 2026
Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

September 16, 2026
Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

September 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

September 16, 2026
“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

September 16, 2026
Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com