• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

by A R
25/10/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e qeverisë. Në përfundim, siç është bërë e zakontë, ministrat përkatës dalin në deklaratë para mediave për të komunikuar vendimet që janë marrë.

Sot përpara gazetarëve ishte ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ajo u pyet në lidhje me masën e vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Si përfaqësuese e qeverisë, Kumbaro tha se nuk ekzekutivi nuk komenton punën e institucioneve të drejtësisë.

Pyetje: Pyetja ime ju drejtohet si anëtare e kabinetit qeveritar dhe ka të bëjë kryesisht me lëvizjet e fundit të SPAK dhe vendosjen e masës së detyrim paraqitjes për ish-kryeministrin Berisha. Gjykoni ju që procedurat e ndjekura janë konform ligjit dhe Kushtetutës duke qenë se ka pretendime se është shkelur për shkak se nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi që kufizon lirinë e një deputeti.

Mirela Kumbaro: Në emër të qeverisë mund t’ju konfirmoj që ashtu sikurse çdo herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për gjithë veprimtarinë apo vendimmarrjet e instancave të drejtësisë së SPAK por edhe të institucioneve të tjera të drejtësisë, ne nuk kemi bërë asnjëherë komente. Respektojmë ndarjen e pushtetit. Respektojmë më shumë se kushdo tjetër jo thjesht sepse e kërkon Kushtetuta, por sepse kjo mazhorancë ka qenë ajo që e ka themeluar, ka punuar, ka luftuar që ky sistem i drejtësisë, gjykata e posaçme dhe prokuroria e posaçme, të ngrihen, të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. Në këtë kontekst nuk bën përjashtim asnjë veprim, të gjitha janë veprime procedurale të atyre organizatave, të këtyre entiteteve gjyqësore. Nuk kemi komentuar asnjë, nuk shoh asnjë arsye dhe të bëj asnjë lloj përjashtimi për rastin në fjalë.

/a.r

Next Post
Blinken paralajmëron: SHBA-ja nuk do luftë me Iranin, por nëse sulmohet personeli amerikan…

Blinken paralajmëron: SHBA-ja nuk do luftë me Iranin, por nëse sulmohet personeli amerikan…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Protagonizmi që vret legjendën

July 16, 2026
Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

July 16, 2026
Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

July 16, 2026
“Epsteini” ynë

Për të shqetësuarit nga “review”-t negative për Erebarën

July 16, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

July 16, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Avokati komenton procesin e zgjedhjeve në PD: Nuk ka garë, ka vetëm emërime nga Berisha!

July 16, 2026
Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

July 16, 2026
Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

July 16, 2026
Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

July 16, 2026
Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In