Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar sot Këshilit të Lartë të Drejtësisë vendimin për masën e sigurisë për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Shkelqim Miri i ndaluar nën akuzën e korrupsionit.
Ky i fundit ndodhet në burg, pasi akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, me pretendimin se ka ndryshuar veprën penale për një të dënuar nga ‘vrasje’ në ‘plagosje e rëndë me dashje’. Tashmë pritet që KLD të marrë masa ndaj gjyqtarit.
Shkëlqim Miri u ndalua pasi në banesë i’u gjetën rreth 340 milionë lekë në valuta të ndryshme./a.m.










