Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për masën shtrënguese arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë rreth orës 14:50, oficerë të Policisë së Shteti i kanë komunikuar Berishës vendimin e GJKKO-së. Pak pas mbërritjes së tyre pranë banesës së Berishës, ka mbërritur një prej avokatëve të Berishës.
Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë. Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe largohet.
/f.s