• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masa e Apelit ndaj Berishës, Topalli sulmon gjykatat: Vendim absurd nga drejtësia e politizuar

by A R
04/01/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim absurd nga drejtësia e politizuar, e ka cilësuar Jozefina Topalli vendimin e djeshëm të Apelit të Posaçëm për detyrim paraqitje ndaj Sali Berishës. Në një postim në Facebook, Topalli theksoi se ky është një akt që sfidon logjikën juridike dhe parimet themelore të drejtësisë.

“Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës. Ky është një akt që sfidon logjikën juridike dhe parimet themelore të drejtësisë. Ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.  Në fakt, absurdi ka shoqëruar çdo fazë të këtij procesi politik”.

Sipas saj Berisha është arrestuar pa akuza dhe është mbajtur në arrest shtëpie për 333 ditë, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, raporton A2 CNN.

“Berisha është arrestuar pa akuza. Kryetari i opozitës është mbajtur në arrest shtëpie për 333 ditë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Është dënuar nga një gjyqtare e shkarkuar për korrupsion nga vetë Presidenti Berisha. Procesi ka nisur nga një ministër i qeverisë aktuale. Bazohet në një VKM kolegjiale të miratuar 20 vite më parë”.

Sikurse Berisha edhe Topalli e lidh vendimin e djeshëm të Apelit të Posaçëm me fushatën elektorale.

“Me vetëm 4 muaj nga zgjedhjet, është e pamundur të mos e lidhim këtë proces me fushatën elektorale dhe përdorimin e drejtësisë nga pushteti aktual. Kjo është një “gjueti shtrigash” e orkestruar për të ndikuar në rezultatin zgjedhor. Ironikisht, duke ndjekur këtë rrugë të gabuar, kundërshtarët e tij po e shndërrojnë Sali Berishën në një figurë të persekutuar padrejtësisht, e cila në vend që të dobësohet, fiton mbështetje dhe solidaritet. Historia ka treguar se padrejtësitë vetëm i forcojnë figurat si Berisha dhe i rrënjosin më thellë në ndërgjegjen publike. “Kur drejtësia bëhet e politizuar, ajo humbet çdo lidhje me ligjin dhe shndërrohet në një mjet të pushtetit, duke cenuar themelet e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.” Drejtësia e politizuar nuk është drejtësi!”, thekson Topalli.

Next Post
Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet shoferi i furgonit! Dyshohet se…

Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet shoferi i furgonit! Dyshohet se...

Comments 3

  1. ppa says:
    1 year ago

    Jozefines ….i vete dhembi kur dhemb gjuha!

    Reply
  2. ccc says:
    1 year ago

    Sa here shfaqet kjo me kujton produktin shkencor te Institutit te Misrit e Orizit ne Shkoder, karabushin (kallirin hibrid te misrit 25 cm). Kjo e kishte dobesi!

    Reply
  3. Anonymous says:
    1 year ago

    Sh dizinjatore,kto jane brockullat tuaja te pk,qe drejtohet nga komunisti me i vjeter e Europes lindore.Ju beni sikur k/hajdutin e keni kundershtare,kto jane mashtrimet tuaja,te provuara me amistine,qe falet,te denuarit nga SPAKU.E dyta pk,e spiunve,e monsters se vicidolit,me ju bythelepirsit.Ju bete marrveshjen,me te piste,antishqiptare,per mbydhjen e listave,ne zgjedhjet parlamentare,te vitit 2025.Ju komunistat,e spiunt,e dy te quajturave parti,e juaja pk,e monsters,e partia e punes e k/hadutit,varroset zgjedhjet,e zgjedhesit.Nuke jane aqe idiote shqiptaret,sa i mendoni ju ndytsirat e Kombit,do ta merrni reston ne 11 maj 2025,do merrni Noc Rrokun,ne vend te votave.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In