• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MAS heq maturën shtetërore, rikthehet konkursi

by
29/04/2015 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht arritjeve të kënaqshme të arritura vjet nga maturantët, Matura Shtetërore nuk konsiderohet proces cilësor për t’i afruar të rinjtë me universitetin. Fakti dëshmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Arsimit, të cilët sqarojnë për gazetën “Shqip” se në përfundim të vitit të ardhshëm shkollor, maturantët do të testohen me qëllim përfundimin e studimeve parauniversitare, por jo se rezultatet në provime do të shërbejnë për t’u regjistruar në fakultet, siç edhe ka ndodhur deri më tani. Pra, pikët e arritura do të vlerësohen vetëm në diplomën e maturës, por nuk do të merren në konsideratë nga departamentet e asnjë fakulteti. Me përjashtim të mesatares, që përbën rëndësi, por edhe kjo vetëm në rastet kur fakulteti vetë vendos një kriter për mesataren, notat që do të marrin nxënësit në provime, do të shërbejnë vetëm për të faktuar nivelin e tyre në lëndë të caktuara. Kjo pasi për të fituar të drejtën për të qenë student në një prej universiteteve publike në vend, të interesuarve do t’ju duhet t’i nënshtrohen konkursit. Pra, Matura Shtetërore do të zëvendësohet me përvojën më të vjetër në sistemin tonë arsimor, që është konkursi, provim i cili do të ndajë fituesit nga jofituesit. Vendimi është marrë pasi procesi i Maturës Shtetërore u hoq që këtë vit shkollor nga Ministria e Arsimit në Kosovë, ndërsa në sistemin tonë arsimor kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm shkollor, pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave. Sipas informacioneve që disponon gazeta, praktika e zbatuar tanimë në Kosovë do të mbërrijë edhe në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për njehsimin e programeve dhe kurrikulave shkollore dhe akademike. Me propozimin e MAS do të rrëzohet e ashtuquajtura reforma më e thellë që iu bë sistemit parauniversitar në vend nga qeveria “Berisha”, siç ishte procesi i Maturës Shtetërore, i aplikuar për herë të parë në shkollat e mesme të vendit në vitin 2006.

Matura Shtetërore 2006 u konsiderua e suksesshme vetëm në aspektin politik, por jo sukses i standardeve profesionale. Përmbushja e standardeve profesionale, për të cilat u fol edhe një vit më parë, duket se është larg. E njëjta procedurë u ndoq edhe gjatë Maturës 2007, e cila u shoqërua debate të ashpra mes palëve asokohe. Asgjë nuk ndryshoi edhe pse ekspertë të huaj të Bankës Botërore, 8 vite më parë, kërkuan nga ministri i Arsimit përmirësimin e procedurave. Sistemi i koeficienteve, ka qenë një ndër pikat e diskutuara dhe të kritikuara dhe jo të përshtatshme për sistemin tonë arsimor, sipas ekspertëve të Bankës Botërore. “Sistemi i koeficienteve, i zbatuar në vendin tonë, është i komplikuar dhe jo i përshtatshëm për sistemin tonë arsimor. Problemi që haset prej zbatimit të sistemit të koeficienteve, është se ai nuk merr në konsideratë autonominë dhe kriteret për përzgjedhjet. Edhe sistemi i ekuivalentimit të pikëve në notë, është krejt artificial”, u shprehën në vitin 2007, kur Matura Shtetërore po zbatohej për vitin e dytë radhazi në vendin tonë, specialistë të BB-së. Sipas tyre, sistemi i maturës u cilësua totalisht i papërshtatshëm për pranimet në shkollat e larta, pasi tregon se sa i mirë është një kandidat në një lëndë, por jo në të gjitha lëndët. Mangësitë e Maturës Shtetërore 2006 u evidentuan edhe në një Raport Statistikor, ku vërehej një dallim i dukshëm midis notës vjetore të nxënësve dhe vlerësimit në provimet e Maturës Shtetërore, raport që u anashkalua nga ministri i Arsimit në atë kohë, Genc Pollo, i cili miratoi rregulloren e këtij procesi.

*Marrë nga Shqip

Next Post

PE diskuton rezolutën për Shqipërinë: Përgëzojmë reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In