• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marzhi i fitimit të kompanive të karburanteve/ Jorida Tabaku: Ky sektor nuk është i fiskalizuar ende

by Java News
29/05/2023 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është diskutuar raporti i Autoritetit të Konkurencës prezantuar nga Denar Biba.

Pas përfundimit të prezantimit, deputetja e PD Jorida Tabaku ngriti disa çështje në lidhje me konkurencën në treg dhe punën e Autoritetit të Konkurencës.

A mund të na shpjegojë, u shpreh Tabaku, kryetari i Autoritetit të Konkurencës nëse kemi një treg të lirë dhe të konkurueshëm në fushën e karburanteve, telefonisë celulare dhe ushqimeve?

Ndërsa u fokusua në detaj në lidhje me tregun e karburaenteve Tabaku ngriti shqetësimin se ndryshe nga sa pretendon qeveria se Fiskalizimi ka përfshirë edhe sektorin e hidrokarbureve, e vërteta sipas Gjykatës Kushtetuese, sipas saj, është se ky sektor nuk është i fiskalizuar.

Kam kërkuar, tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë një raport për marzhin e fitimit të kompanive të karburanteve dhe nuk më ka ardhur ndërkohë që Ministrja Ibrahimaj është shprehur se fiskalizimi si proces është i implementuar plotësisht tek sektori hidrokarbureve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë, i kërkon MFE që të implementojë fiskalizimin. Tani si mund ta kuptojmë ne këtë?

Më tej znj Tabaku theksoi se Autoriteti i Konkurencës nuk ka mbrojtur interesin publik në lidhje me dy projekte që janë debatuar në publik.

Debati mbi Portin e Durrësit që sipas letrave dhe shkëmbimeve publike me Komisionerin e Zgjerimit të BE, Varheleyi, kanë qenë në shkelje të konkurencës nuk morrën asnjë reagim nga Autoriteti Konkurencës. Së dyti, aeroporti i Vlorës që gjithashtu është shënjuar në Progres Raportin e BE si një kontratë në sheklje të konkurencës.Si ka mundësi,që juve nuk jeni shprehur në lidhje me dy projektet si Porti i Durrësit dhe Aeroporti i Vlorës ku edhe Bashkimi Europian është shprehur se është shkelur konkurenca dhe MSA?

Tabaku tha se eshte e shqetësuar për mungesën e reagimit të Autoritetit të Konkurencës në lidhje me Tenderat pa Garë dhe konkurimet fiktive në garat e hapura në fushën e prokurimeve publike.

/s.f

Next Post
BE përgatitet për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

BE përgatitet për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com