• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Martuan të miturën me një 41-vjeçar, prindërit shprehin pendesë

by Java News
17/04/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit e 15-vjeçares nga Mirdita, të cilën e fejuan dhe e martuan pa dëshirën e saj me dikë 27 vite më të madh se ajo, kanë shprehur pendesë për këtë vendim të tyre, shkruan Panorama. Ata janë marrë në pyetje nga Policia dhe kanë deklaruar gjithçka kishte ndodhur që nga koha e njohjes së vajzës së tyre me Martin Haxhiajn, nga fshati Urakë i Matit. Në dëshminë e tyre ata janë shprehur se nuk kishin dëshirë që ta martonin vajzën, por janë detyruar për shkak të kërcënimeve që u kishte bërë 41-vjeçari.

Përkundrejt deklaratave të tyre, Policia ka dyshime të forta se ata kanë qenë dakord që vajza e tyre G.Gj., nxënëse në klasën e nëntë, të martohej me burrin 27 vite më të madh. Duke iu referuar dëshmisë së minorenes dhe provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit. Por këta të fundit janë penduar më vonë dhe i kanë kërkuar së bijës që të ndahet nga i fejuari. Shkak për këtë duket se janë bërë kundërshtimet e të afërmve të minorenes, të cilët i kanë kritikuar dy bashkëshortët për martesën e vajzës kaq të vogël, dhe aq më tepër me një burrë gati trefishi i moshës së saj. Por vendimi i largimit të “nuses” së re nga banesa e 41-vjeçarit 1 javë pas martese, e ka acaruar këtë të fundit. Ai e ka kërcënuar bashkë me prindërit e saj, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të nuses në banesën e tij, në zonën e plazhit në Durrës, ku jetonte me prindërit e tij. Në këto kushte e mitura ka bërë denoncim, duke treguar të gjithë dinamikën se çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Martin Haxhiaj nga Urakë e Matit ishte njohur me të miturën në kohën kur kjo e fundit qëndronte te disa të afërm të saj afër këtij fshati. Pak kohë më vonë ai ka shkuar në familjen e 15-vjeçares për t’i kërkuar dorën. Kërkesa e tij ka gjetur dakordësinë e prindërve, të cilët, siç kanë deklaruar në Polici, nuk kanë qenë në dijeni të moshës së dhëndrit. E mitura e ka kundërshtuar këtë fejesë, por pëlqimi i saj nuk është marrë parasysh. Gjashtë muaj pas fejesës, 41¬ vjeçari ka kërkuar që të martohej dhe rreth tri javë më parë, ai e kishte marrë vajzën e mitur pa bërë dasmë. E mitura u largua e tronditur nga banesa bashkëshortore 1 javë më pas dhe e denoncoi atë në Polici për përdhunim.

Prej 11 ditësh Haxhiaj ishte në kërkim dhe u arrestua nga Policia e Durrësit. Dëshmia e vajzës ka qenë tronditëse. Ajo i deklaroi Policisë se prindërit e kishin martuar pa dëshirë dhe në të gjitha netët në banesën bashkëshortore ajo ishte përdhunuar nga i shoqi. Sipas të dhënave, familja e minorenes jeton në një fshat të Kurbneshit, në kushte mjaft të vështira ekonomike. Ky dyshohet të jetë edhe shkaku që i detyroi ata të vepronin jashtë vullnetit të vajzës, duke menduar se jeta në zonën e plazhit të Durrësit do t’i siguronte asaj një të ardhme më të mirë.

Panorama

Next Post

Fituesi i The Voice, në “Zemërthyer” me Dr. Florin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In