I njohur “Ezel”, më në fund ka vendosur që të hedhë një hap më tej me dashurinë e tij, ndërsa këtë verë ai pritet që të martohet. Aktorja dhe modelja, Sinem Kobal, tani është shumë pranë martesës me yllin e kinematografisë turke, Kenan Imirzalioglu.
Kobal ka konfirmuar se natën e Krishtlindjeve ajo ka marrë propozimin për martesë nga Kenan, i njohur tek ne me rolin “Ezel”, në serialin me të njëjtin emër.