• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Martinajn e kanë hedhur në det? Gazetarja: Shkova në jug, ja pse mendoj se e kanë eliminuar

by A R
16/08/2024 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy vitesh tanimë fati i “mbretit të kumar” vijon të jetë enigmë. “A është gjallë apo vdekur, Ervis Marinaj?”, kjo është një ndër pyetjet të cilat qarkullon nëpër studio televizive qysh prej 9 gushtit 2022, data e fundit kur pati informacione mbi të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Lidhur me këtë çështje së fundmi ka folur sërish gazetarja investigative, Klodiana Lala, e cila ka qenë ndër të parat e cila aso kohe raportoi mbi Martinajn.

E ftuar në emisionin “N’Spak”, Lala është pyetur nga gazetari Ermal Qorri se çfarë po ndodh me Martinajn dhe si po vijojnë hetimet për kërkimin e tij.

Duke marrë parasysh faktin se deri më tani, teksa kanë kaluar dy vite dhe nuk ka pasur asnjë informacion për të, as një lëvizje, dyshon se ai është ekzekutuar.

“Unë kam publikuar një nga pamjet e tij të fundit para se të zhdukej, sigurisht unë nuk jam as prokurori dhe gjykatës që të them në mënyrë kategorike me fatin e tij. Marinaj ndryshe nga shumë njerëz të botës së krimit nuk erdhi nga rruga dhe u bë kriminel, ishte e kundërta, një njeri që erdhi nga banka e universitetit dhe pastaj hyri në krim. Sigurisht që kam dyshimet e mia, besoj nuk ka hetime për atë rast , fakti që autoritetet shqiptare ia kanë lënë një Prokurorie të vogël do të thotë që mendoj se nuk ka pasur ndonjë interes të madh për ta trajtuar këtë çështje.

Por, fakti që po kalon kaq shumë kohë dhe nuk ka asnjë të dhënë, lëvizje, dyshimet më çojnë që Ervis Marinaj mund të jetë vrarë. Këto janë dyshimet që unë ngre për këto arsye që unë them. Por, nuk guxoj të them që kjo është kështu se e them unë, duhet të kem provë. Di që ka pasur kërkime në zonën e jugut, se kishte dyshime se mund të ishte vrarë dhe hedhur në det. Kam qenë atje, ka pasur kërkime nga polumbarët, por për fat të keq për fatin e tij ende nuk dihet asgjë”, tha Lala, teksa më tej e pyetur nëse ka pasur sinjalizime për të u shpreh se janë disa raste të cilat ka shkuar ti verifikojë, mirëpo fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë me prova finale për të “zbërthyer” fatin e “mbretit të kumarit”.

“Kam pasur një sinjalizim për kërkimet që po kryheshin, kam pasur sinjalizim për të dhëna që e lidhin me zonën e Durrësit, po ashtu kam shkuar kam vajtur kam bërë verifikime por skam shkuar te ajo prova finale që të them kjo ka ndodhur me Martinaj”, shtoi ajo.

/a.r

Next Post
Fshehu kokainë në pjesët intime, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Fshehu kokainë në pjesët intime, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

June 25, 2026
Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

June 25, 2026
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

June 25, 2026
Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

June 25, 2026
Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

June 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

June 25, 2026
“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In