• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Martial rinovon me United për një pagë “stratosferike”

by Java News
31/01/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anthony Martial i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke firmosur një kontratë të re me Manchester United, e cila do t’i garantojë atij 200 mijë paund në javë për 5 sezonet e ardhshme. Sulmuesi francez, që u gjend përpara dilemës për të qëndruar në “Old Trafford” deri në muajin qershor, kur i skadonte akordi, apo për të provuar një aventurë të re, zgjodhi të mbetet me “Djajtë e kuq”.

Anthony Martial pati një marrëdhënie të trazuar me ish-trajnerin Mourinho, por me ndryshimet në pankinë u bind nga trajneri Solskjaer, e po jep më të mirën në fushë.

“Po e shijoj shumë kohën time në këtë klub dhe, që nga dita e parë jam ndierë si i familjes këtu, falë tifozëve. Dua të falënderoj trajnerin Solskjaer dhe stafin teknik që beson tek unë, e që e ka çuar futbollin tim në një tjetër nivel”, tha sulmuesi transalpin.

Martial ishte në dyshim deri para pak javësh për t’iu qëndruar besnik “Red Devils”, e drejtuesit kishin frikë se nuk do të fitonin asgjë nga investimi i tyre, pasi sulmuesi mund të largohej i lirë. Por, ish-sulmuesi i Monacos, që ka shënuar 46 gola në 161 ndeshje me United, është kthyer në një titullar fiks për ekipin e “Old Trafford”.

Në të njëjtën pozitë janë dhe Juan Mata, Ashley Young dhe Ander Herrera, që nëse nuk rinovojnë do të largohen falas në qershor.

/a.meta

Next Post
Thaçi flet në telefon me këshilltarin e Trump, detaje nga biseda

Thaçi flet në telefon me këshilltarin e Trump, detaje nga biseda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In