Martesa e dytë për Maradonën. Kërkon Papën ta celebrojë
Maradona ka planifikuar të martohet me të dashurën aktuale, Rocio Oliva. Ceremonia do të bëhet në Romë më 13 dhjetor 2015. Lajmin e ka thënë vetë ‘Pibe de Oro’ gjatë një interviste në programin’Intrusos’.
Sipas gazetës ‘Muy’ Maradona ka marrë edhe bekimin e Papa Francceskut. Ëndrra e Diegos është ajo që të shohë bashkëatdhetarin e tij të famshëm të celebrojë martesën e tij, për të cilën i ka marrë që në pranverë një gjysmë premtimi.