• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)!

by Skënder Minxhozi
01/03/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.

Gabimi i Ramës me butësinë e pashpjegueshme ndaj ngjarjes ku u hodh në erë një fshat e ku vdiqën 26 njerëz të pafajshëm, i kushtoi me gjasë atij zgjedhjet e një viti më vonë. Berisha duhej goditur fort për tragjedinë, me të cilën ishte i lidhur me një mijë fije dhe duhej dënuar politikisht e pse jo, edhe ligjërisht, për tragjedinë që vrau njerëz dhe që shkundi dritaret e gjithë Tiranës.

Historia që pasoi, do të provonte gabimin politik të Edi Ramës, por edhe hipokrizinë e LSI, që mori vota majtas në zgjedhje me sloganin “Sali Gërdeci” dhe të nesërmen e votimeve hyri në bashkëqeverisje me Doktorin. Ka qenë një ndër aktet më të shëmtuara dhe që i vuri vulën kësaj force politike në sytë e gjithë atyre që donin ikjen e Berishës nga pushteti, e që ishin shumicë votash popullore. Ka qenë ky veprim që i vuri vulën kësaj partie, si një fluger politik që kthehet nga fryn era dhe nga vjen aromë pushteti. Një parti që hiqet e majtë por që de facto sillet si një zyrë pune, tenderash dhe interesash personale.

Sot, 12 vjet më vonë Gërdeci është etiketuar si “aksident teknologjik” dhe është harruar, janë pastruar edhe ato pak skrupuj që mund të kishin mbetur në gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nënshkruan aleancën postzgjedhore për bashkëqeverisje, duke dhënë sinjalin se do të jenë bashkë, nëse shifrat nuk do t’i shtyjnë nëpër pirueta e aventura politike pas 26 prillit. Një premtim i palumtur për një çift liderësh që janë në rastin më të mirë vetëm aksionerë në partitë e tyre, të cilat pas perdeve ndjejnë rregullisht hijen e rëndë të dekanëve Berisha e Meta.

Paketa ligjore për zgjedhjet që kemi në fuqi, e vështirëson në kulm formimin e një koalicioni paralektoral. Duhet të humbasësh identitetin, të futesh në listë unike etjetj. Andralla që Rama i ka shpikur për të krijuar pikërisht këtë digë procedurale, që do të çonte në këtë lloj marrëveshjeje, si kjo që shohim mes PD e LSI. Përtej faktit që rregullat duheshin shkruar me konsensus mes palëve, e këtu qeveria luajti me hile në lidhje me 25 prillin, është jashtë çdo dyshimi se kjo marrëveshje tingëllon pak a shumë si ftesa e Ushtarit të mirë Shvejk “takohemi në ora 5 pas lufte, te pijetorja ‘Te gota’”! Sepse është po aq e mjegullt dhe e pasigurt e në ajër, sa fraza e babaxhanit Shvejk, pasi nuk ka asnjë garanci se këto dy aleatë nuk do të përplasen e sherrosen mes tyre gjatë gjithë fushatës elektorale, deri ditën e zgjedhjeve. Premtojnë të ‘martohen’ në 26 prill, e do të shohin për ‘variante’ të tjera deri në datën 25. E bukur marrëveshje!

Marrëveshja për bashkëqeverisje mes Bashës e Kryemadhit kalon  mes shifrave dhe votave. E këtu PD dhe LSI janë hiç më pak, se dy parti rivale dhe konkurente. Madje luftojnë për të njëjtin porcion votash në të gjitha qarqet. Nuk ka asgjë prej aleati në sjelljen që demokratët e lësëistët kanë nisur të shpalosin në terren, prej sot e deri më 25 prill. Dhe arsyeja është krejt banale: LSI ka pasur këto tetë vite një hipotekë votash që i takonin dhe i takojnë ende edhe sot PD-së. Në vitin 2013 Meta mori 170 mijë vota, kurse në 2017 ai e ngriti stekën në 225 mijë vota. Ata që analizojnë zgjedhjet dhe aritmetikën e partive në terren, thonë njëzëri se këto ishin në një pjesë të mirë, vota demokratësh të zhgënjyer a të frikësuar për vendin e punës, që u tërhoqën nga LSI me premtimin e një vegjetimi paqësor nën pushtetin e Edi Ramës.

Sot Lulzim Basha, e cili e di fort mirë gjeografinë dhe demografinë e votës blu, reklamon rikthimin e fortë të partisë së tij, nga gropa e 200 mijë votave të humbura, tek rivaliteti i hapur me socialistët. Dhe që ta arrijë këtë nivel përfaqësimi me mandate parlamentare, nuk ka asnjë rrugë tjetër, veç rimarrjes së dhjetra mijë votave demokrate, që LSI ka devijuar në bahçen e vet.

Kjo rrethanë elektorale i vendos këto dy parti që sot nënshkruan një pakt postzgjedhor, në pozita krejt të pazakonta: rivale deri në zgjedhje deri në votën e fundit, por ama mike dhe aleate një ditë më pas! Ky paradoks ka më shumë peshës sesa fakti nëse Presidenti Meta do t’i konsiderojë apo jo nesër PD e LSI, pas zgjedhjeve, si koalicion elektoral?!

Nëse kësaj fabule i fut në mes edhe efektin gërryes të PS mbi partinë e Metës, del një rezultat krejt i paparashikueshëm për LSI në 25 prill. Sepse mund të ndodhë që nga ambicja dhe presioni i dy partive të mëdha, Kryemadhi të mos jetë në gjendje ta ndihmojë nesër aleatin Basha që të nxjerrë hundën mbi ujë me 71 mandate. E në këtë rast, vetë marrëveshja do të jetë grisur edhe me duart e për shkak të aleatit blu të Monika Kryemadhi. Që sot bëhet gati të rimarrë votat blu, që dikur kërkonin një strehë pas ikjes së Berishës më 2013.

Next Post
Vilat që fitojnë

Vilat që fitojnë

Comments 3

  1. Drin says:
    6 years ago

    Minxhoz nuk eshte e pashpjegueshme butesia e Rames ndaj Doktorit me 2008-en. Ju leverdis te beni sikur harroni ju penat brilante: Rama shiti Gerdecin se i duheshin ndryshimet kushtetuese te po atij viti, Minxhoz! E mban mend?

    Reply
  2. eli says:
    6 years ago

    mese e vertete.

    Reply
  3. Lako Tako says:
    6 years ago

    Të bëhem edhe njëherë nuse, pa di unë se si nusëroj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com