• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Marshimi i Parë Ndërfetar në Shqipëri dedikuar grave dhe të rinjve, një nismë për barazinë dhe drejtësinë

by A R
24/01/2025 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasan, 24 janar 2025 – Sot, në sheshin “Elbasan Arena,” u organizua marshimi i parë ndërfetar në Shqipëri, një ngjarje historike që bashkoi komunitetet fetare për të mbështetur fuqizimin e grave dhe të rinjve në luftën kundër dhunës dhe në promovimin e barazisë gjinore. Organizuar nga Qendra e Grave për Zhvillim dhe Kulturë (WCDCA), në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar dhe Forumin e Gruas Elbasan, marshimi u shoqërua me fjalime frymëzuese dhe pjesëmarrje të gjërë nga qytetarët dhe liderët lokalë.

Dr. Rudina Çollaku, Presidente e WCDCA dhe drejtuese e marshimit, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi të paprecedent:
“Është një ngjarje e veçantë që komunitetet fetare ia dedikuan marshimin mbështetjes së grave dhe të rinjve. Në dekadën e fundit, 159 gra janë vrarë në Shqipëri dhe qindra e mijëra të tjera kanë përjetuar dhunë. Kjo e bën këtë marshim jo vetëm simbolik, por edhe një domosdoshmëri për të ndërgjegjësuar shoqërinë tonë.”

Nga ana tjetër, znj. Flutura Açka, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e ngritjes së modelit të Elbasanit si një shembull për të gjithë vendin:
“Elbasani dhe Shqipëria duhet të jenë modele të duhura për mbështetjen e grave. Barazia gjinore është një element i domosdoshëm për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Z. Florenc Spaho, deputet i Kuvendit, nënvizoi rëndësinë e investimit tek rinia:
“Mbështetja nuk duhet të jetë vetëm për gratë, por edhe për të rinjtë. Ata janë filizat e së ardhmes sonë dhe modeli i tyre nuk duhet të jetë ‘më i forti’, por arsimi, dija dhe zhvillimi. Vetëm kështu mund të jemi të denjë për integrimin në Bashkimin Europian.”

Znj. Shpresa Banja, Kryetare e Forumit të Gruas, falënderoi organizatorët dhe vuri theksin tek roli i fesë në këtë çështje:
“Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar është një model i veçantë në mbështetjen e grave në Shqipëri. Feja, veçanërisht religjionet abrahamike, duhet të luajnë një rol edhe më të madh në fuqizimin e grave, veçanërisht në kohën e modernitetit dhe krizave globale.”

Marshimi përfundoi në atmosferë optimizmi dhe frymë bashkëpunimi, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete në luftën kundër dhunës dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Organizatorët shprehën angazhimin e tyre për ta bërë këtë aktivitet një traditë të përvitshme në përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Next Post
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Rama: Laboratorët inteligjentë do shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Rama: Laboratorët inteligjentë do shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In