• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mars- Gusht, 21 ‘kokat’ e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ‘hëngri’ vettingu

by Java News
06/08/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

SPECIALE JAVANEWS/ Në 6 muaj, që nga nisja e procesit të vettingut në muajin mars, plot 21 gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të larta të trupave gjyqësore dhe atyre të akuzës janë rrëzuar, duke u shpallur të papërshtatshëm për të vijuar më tej në sistemin e drejtësisë. Mes tyre ka plot emra të cilët ishin dhe figura emblematike të sistemit të drejtësisë shqitare të këtyre 30 viteve të fundit, por që befas dolën se përbënin turpin e sistemit dhe që kishin futur dorën thellë në korrupsion dhe lidhje me grupet krimionale në vend, shkruan javanews.al.

Skepticizmi mbi procesin

Vettingu në muajin mars filloi punën me marsh shumë të ulët, gjë që në jo pak raste provokoi dyshime të forta mosbesimi ndaj procesit në tërësi. Por përgjatë muajit korrik procesi i vetting-ut filloi të ecte më me shpejtësi. Në epilog të fazës së parë parë rezultoi se vettingut i’u nënshtruan 46 gjyqtarë dhe prokurorë. në përfundim të kësaj faze rivlerësimi rezultoi se 25 gjyqtarë dhe prokurorë arritën të kalonin filtrin e vetting-ut, ndërsa 21 prej tyre u shkarkuan. Pjesa më e madhe e magjistratëve që kaluan në sitë ishin gjyqtarë dhe më pak prokurorë.

Vendimet e debatueshme

Vendimet që ngjallën më shumë debate ishin konfirmimet në detyrë të Kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe Kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Gjithsesi, për Dedjan procesi i rivlerësimit nuk mund të konsiderohet i mbyllur përfundimisht, pasi Komisionerët Publike, nën rekomandimin e ONM e kanë apeluar vendimin për konfirmimin e tij. Nga ana tjetër duhet pritur muaji i parë i vjeshtës për të parë nëse do të ankimohet edhe konfirmimi në detyrë i Zaganjorit, shkruan javanews.al.

Efektet e procesit

Faza e parë e procesit ka pasur anët e veta pozitive dhe negative. të paktën në gjyki9met politike. Efekti negativ ka qenë zbrazja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë nga numri i anëtarëve. Aktualisht këto 2 gjykata numërojnë përkatësisht 2 dhe 4 anëtarë, numra që bëjnë të pamundur çdo lloj vendimmarrje prej tyre.

Ana pozitive është fakti që u arrit të kaloheshin në sitë pjesa më e madhe e 57 magjistratëve që ju nënshtruan me përparësi Vetting-ut, pasi do të jenë pjesë e dy organeve të reja më të rëndësishme të drejtësisë: Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Megjithëse pjesa më e madhe e kandidatëve kaluan përmes sitës së Vetting-ut, asnjë prej këtyre 2 gjykatave nuk do mund të konstituohet përpara fundit të vitit 2018. /javanews.al

 

Kanë kaluar “Vettingun”:

Nertila Kosova

Është konfirmuar në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.Vendimi u dha tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici. 

Kostaq Beluri

Prokurori i Tiranës, Kostaq Beluri është ri-konfirmuar në detyrë nga Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mbi bazën e deklaratës së relatorit, Prokurori Beluri nuk ka kryer deklarim të rremë të të dhënave pasurore, ILDKPI ka raportuar se Beluri ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Vitore Tusha

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka kaluar me sukses vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KLP) vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha, pasi është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë.
Fatjona Memçaj
Fatjona Memçaj është prokurorja e parë që kalon vettingun.

Manjola Xhaxho:

Xhaxho është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. 
Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figures. “Per gjyqtaren ka vetem dy ankesa, por ne asnjeren prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnje mase disiplinore”. Këto ishin fjalët kur gjyqtarja u rikonfirmua në detyrë.

Dritan Prençi:

Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Edmond Islamaj:

Edmond Islamaj ka një karrierë 25 vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar dhe është anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që u përball me procesin e vetingut. Por kundër këtij vendimi dhënë për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, ka dalë Komisionieri Publik, i cili ka bërë ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Anila Leka:

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit. Kështu, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.

Marçela Shehu:

Gjyqtarja Marçela Shehu, ka kaluar me sukses “sitën” e Vettingut dhe është konfirmuar në detyrë.

Dhanë dorëheqjen, i ndërpritet Vettingu

Brunilda Kasmi, gjyqtarja e dhomës civile të Tiranës

Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk kanë kaluar “Vettingun”:

Arben Nela

Arben Nela prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë. Nela ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çfarë e bën pjesë të listës prioritare. KPK ka evidentuar se prokurori Nela, në bazë të raportit të servirur nga ILDKPIK, ka bërë deklarim të pasaktë pasurie si dhe nuk ka burime të ligjshme. Nela se kaloi vettingun.

Artan Zeneli

Gjyqtari i Lartë Artan Zeneli nuk e kaloi Vetting-un. Ai është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Gjyqtari nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, madje as avokati i tij.

 Tom Ndreca

KPK shkarkon nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ky i fundit ishte javën që shkoi në seancë dëgjimore dhe kishte probleme me deklarimin e pasurisë dhe integritetin e figurës.

Gani Dizdari

KPK-ja vendosi te shkarkoje nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ky i fundit pati probleme, sipas KPK-së, për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës. Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë.

Fatos Lulo: 

Fatos Lulo u rrezua pak jave me pare nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka kaluar Vettingun për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij. Në përfundim të vlerësimit të gjykatësit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjykatësin nga detyra për shkak të pasurisë së tij. Gjykatësi Fatos Lulo nuk arriti të justifikojë 480 mijë dollarë me të cilat do të blinte një shtëpi në Kanada dhe 100 mijë euro. Të dyja këto shuma, gjykatësi pretendoi se ia kishte marrë të motrës hua apo si dhuratë.

Altina Xhoxhaj:

Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, që “ngeci” në Vetting.

Fatmir Hoxha:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për gjyqtarin Fatmir Hoxha, duke e shkarkuar nga detyra, si pasojë e mos justifikimit të pasurisë. Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha nuk e justifikon pasurinë e tij. Ky ka qenë konstatimi i Komisionit i Pavarur i Kualifikimit lidhur me burimet e pasurisë për blerjen e një apartamenti me vlerë 140 mijë euro.

Sipas shqyrtimit të KPK, konstatohet problematika me burimet e ligjshme, ndërsa Hoxha nuk mbulon dot shumat prej 1.7 milionë leke dhe 275 mijë lekë. Ndërkohë avokati i Hoxhës pretendon se klienti i ka marrë borxh një shumë lekësh kunatit të tij dhe një pjesë kredi.

Besim Trezhnjeva:

Besim Trezhnjeva shkarkohet nga detyra si pasojë e mos kalimit të vetingut. Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë apartament. Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës.

Besa Nikëhasani:

Besa Nikëhasani është prokurorja e parë e cila mbeti në vlerësimin nga KPK pas gjyqytarëve Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva, të cilët nuk e  kanë kaluar vettingun për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

 

Next Post
Historiani italian hap arkivat: Shqipëria e Enverit mbrohej nga Amerika

Nexhmije Hoxha: Profecia e Enverit për Kosovën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In