• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrja nën akuzë e Berishës nga BKH, çështje ditësh”/ Ngjela: Po merr fund fabula e tij. Të përgatiten të korruptuarit

by Java News
07/08/2021 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendësambasadorit të SHBA-ve, Demian Smith i cili deklaroi se vetëm me BKH-në, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ngjela thekson se eksperti amerikan do të drejtojë dhe do të mbështesë në distancë Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri. Sipas Ngjelës, duke marrë në analizë dhe deklaratat e ambasadores Yuri Kim, marrja nën akuzë e Sali Berishës nga BKH, pasi u shpall non-grata nga SHBA, duhet të jetë çështje ditësh.

“Por, nese ajo këto ditë fillon çështjen penale kundër Sali Berishës me akuzë për korrupsion, në bazë të ligjit, ai nuk mund të marrë dot mandatin e deputetit.
Të gjithë të korruptuarit e lartë, duhet të përgatiten për hetimin profesional që i pret.”, shkruan Ngjela.

REAGIMI I NGJELËS
Erdhi më në fund eksperti i madh diplomatik që do drejtojë në distancë dhe do të mbështesë me forcën e politikës amerikane Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri.
Ai është Damian Smith. Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Suksesi antikorrupsioni dhe antikrim, mori më në fund trajtën e konkretes. Dhe këtë angazhim zoti Smith e shprehu hapur e drejtpërsëdrejti.
Në historinë e tiranëve ka një gjë të përbashkët, tek të gjithë: ata kanë frikë të tmershme nga ndëshkimi.
Po krimet që kanë bërë?

Ato, ata i dinë vlerë.
Por, Damian Smith tha sot në Tiranë se korrupsioni dhe krimi i pandashkuar deri tani, do të kalojë nën hetimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila sot filloi aktivitetin e vet profesional.
Duke marrë në analizë faktike, atë që tha ambasadorja dje; dhe sidomos fjalimin e zëvendës ambasadorit Smith sot, arrijmë në konkluzionin se , marrja nën akuzë e Sali Berishës, nga BKH, duhet të jetë çështje ditësh.
Byroja Kombëtare e Hetimit është organ kushtetues në Shqipëri. Por, nese ajo këto ditë fillon çështjen penale kundër Sali Berishës me akuzë për korrupsion, në bazë të ligjit, ai nuk mund të marrë dot mandatin e deputetit.
Të gjithë të korruptuarit e lartë, duhet të përgatiten për hetimin profesional që i pret.
Shqipëria në këtë moment ndodhet në prag të shkëputjes së saj nga mesjeta korruptive që i ka marrë frymën.

 

 

Dhe ky lajm, erdhi pikërisht një ditë pas llomotitjes “heroike” të Sali Berishës, me një monolog shterpë dhe pa përmbajtje as politike, e as juridike.
Gjithësesi, personi kompetent i politikës amerikane në Tiranë, iu përgjigj ashpër Berishës, por krijoi ndërkaq optimizëm te shqiptarët.
Saliu dje tha: ta dijë mirë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, se, këtu, jam unë.
Kurse Damian Smith, me shumë theks, i tha sot atij: këtu tani është BGH. Kush është i dyshuar për korrupsion do kalojë nën hetim. Pandëshkueshmëria do të marrë fund.
Dhe kuptohet se edhe fabula Berisha po merr fund.

g.kosovari

Next Post
Fundjavë në bregdet/ Kosovarët “dynden” drejt Shqipërisë. Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës

Fundjavë në bregdet/ Kosovarët “dynden” drejt Shqipërisë. Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In