• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrja e Presidencës së OSBE, argument shtesë për çeljen e negociatave”

by A R
02/01/2020 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mendoj se do jetë një presidencë e suksesshme drejtimi i OSBE-së nga Shqipëria dhe është një argument shtesë për çeljen e negociatave në pranverë”, tha sot në një intervistë për TV, Zv. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj.

Gjatë një interviste televizive, Xhafaj tha se “Shqipëria ka marrë Presidencën e  OSBE-së për vitin 2020. Ka patur një program të gjatë diskutimesh për të gjitha prioritetet, sidomos fokusi qoftë mbi transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë në mbështetjen e të rinjve sepse këto e përfaqësojnë në mënyrë tipike ato që janë prioritete të vendeve të vogla. Pra diferenca mes 57 vende që përbëjnë OSBE-së mes presidencave të mëdha apo të vogla përbëhet pikërisht tek agjenda dhe lloj i prioriteteve dhe promovon. Dhe mbi agjendën tonë deri tani ka patur një dakordësi unanime nga të gjitha vendet dhe jemi duke koordinuar se si do t’i çojmë përpara”.

“Përveç punësimit të të rinjve, transparencë luftës kundër korrupsioni lufta kundër trafiqeve, agjenda në vazhdimësi e sekretariati të OSBE-së është më komplekse e cila ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit me dialogun mes vende të ndryshme me zgjidhjen e problemeve politike në zonat e nxehta dhe mendoj se do jetë një presidencë e suksesshme”, tha ai.

“Nuk ka patur asnjë debat nga vendet skeptike për rolin që ka luajtur Shqipëria në politikën e jashtme, skepticizmi i disa vendeve ka të bëje me tjera specifike të cilët nuk lidhen me gjëra që ka mundësi t’i bëje Shqipëria apo jo. Rrjedhimisht roli ynë në drejtimin e OSBE-së është një rol i rritur në të gjithë politikën e jashtme. Pra ne kemi një rritje të rolit dhe kemi një rol që do të vijë në rritje. Nga ana e politikës së jashtme jemi në një vitrinë që ne do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për të dal me sukses dhe nuk diskutohet që është një argument shtesë marrja e presidencës, që Shqipërisë meriton t’i hapen edhe proceset e tjera integruese. Këtë nuk e themi vetëm ne, e thotë edhe KE-së që është trupa që e vendos këtë”, tha Xhafaj lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Lidhur me Shengenin Ballkanik, zv.ministri i Jashtëm thotë se “ka marrë mbështetje nga aleatë strategjik, qoftë nga SHBA dhe BE dhe është një nisëm pozitive për të gjithë rajonin”.

Xhafaj tha se “në Kosovë kemi një politizim të kësaj çështje, pra flitet në  terma komplet të zhveshura nga argumente e politikës së jashtme. Pra diskutohet për tradhti, diskutohet për disa gjera që ka vite që nuk janë pjesë e agjendës. Kosova ka bërë disa faza bisedimesh me Serbinë të mbështetur nga BE dhe SHBA. Gjithashtu kemi pasur disa takime të Kosovës dhe Serbinë qoftë në procesin e Berlinit, qoftë nëpërmjet CEFTA-s, qoftë para institucioneve të BE-së dhe kanë ndodhur po këtë vit. Këto janë institucione dhe mekanizma të vendosjes së dialogut mes palëve, rrjedhimisht nuk mund të vazhdohet me kauzën pse vazhdohet ky dialog. Dialogu është pjesa më e domosdoshme e diplomacisë”.

“Qëndrimi i Kosovës është tërësisht politik dhe ka një qëndrim që është i unifikuar kundër Serbisë duke qenë se perceptimi është që ka një mbështetje të gjerë politike popullore në Kosovë kundër këtij diskutimi me Serbinë. Në Shqipëri nuk është kështu. Shqipëria nuk ka kërkuar në asnjë moment që Kosova të heqë dorë nga një apo diçka tjetër”, deklaroi Xhafaj.

/a.r

Next Post
Australia në situatë apokaliptike, 18 të vdekur nga zjarret

Australia në situatë apokaliptike, 18 të vdekur nga zjarret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In