• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Australia në situatë apokaliptike, 18 të vdekur nga zjarret

by A R
02/01/2020 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është përkeqësuar situata si pasojë e zjarreve masive në Australi. Më e renduar gjendja paraqitet në Victoria dhe New South Wales, ku shtatë persona kanë humbur jetën dhe  17 të tjerë rezultojnë të humbur. Autoritetet kanë urdhëruar evakuim masiv të banorëve, më i madhi në historinë e rajonit.

Kryeministri i New South Wales ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme shtatë ditore, e treta e shpallur që prej shtatorit. Videot e postuara në internet tregojnë një situatë apokaliptike, ku automjetet e zjarrfikësve kalojnë nëpër pyje të djegura, kangurë dhe kafshë të tjera që arratisen, njerëz që i drejtohen bregdetit dhe mijëra që kanë mbetur të izoluar në qytetet të shkatërruar tashmë nga zjarret.

Anijet e marinës dhe avionët ushtarakë janë vendosur në ndihmë të operacioneve të shpëtimit dhe për të ofruar ndihmë humanitare për të gjithë ata që kanë nevojë.

Këto pamje ndërkohë vijnë nga Zelanda e Re, e cila është mbuluar nga re tymi që kanë ardhur nga Australia. Qielli dhe bora në male kanë marrë ngjyrë të verdhë.

Që prej nisjes së zjarreve në shtator të 2019, 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1.200 shtëpi janë djegur si pasojë e flakëve.

/a.r

Next Post
Gazsjellësi TAP, si do të shtrihen tubacionet nën detin Adriatik

Shqipëria nuk ka prenotuar gaz nga TAP, Bejtja: Do ta marrim nga kompanitë që kanë marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com