• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

by A R
23/11/2023 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakëve nuk ju mjaftojnë 72 miliardë lekë. Ankesat i kanë bërë në komisionin për Çështjet Ligjore, ku thanë se fondet janë të pamjaftueshme për të përmbushur funksionet e deleguara dhe për të ofruar shërbimet e duhura.

“Do të propozoja edhe për shtimin e fondeve për zonat rurale për mirëmbajtjen e rrugëve.”

ERISELDA SEFA – KRYETARE E BASHKISË LUSHNJE

“Besoj të gjithë jemi dakord se 1% e GDP për pushtetin vendor është pak dhe e pamjaftueshme duke e krahasuar me të gjithë vendet e rajonit. Është kërkesë e jona për rritjen e granteve dhe sidomos për funksionet e deleguara. Flasim për një sërë funksionesh edhe për shkak të decentralizimit. Kur shohim të dhënat financuara që ne mbulojmë për të gjitha funksionet e deleguara janë të shumta.”

GLEDIAN LLATJA – KRYETAR I BASHKISË ELBASAN

“Përsa u përket pyjeve zjarrfikëseve të jetë një vëmendje më e shtuar për këto sektor. Ne si bashki kemi kërkuar që tapi të ndahet sipas bashkive.”

ANDI SEFERI – ZV/KRYETAR I BASHKISË TIRANË

“Mendohet se nuk është i mjaftueshëm ky buxhet për realizimin e nevojave dhe shërbimeve me standardet e kërkuara.”

ADELINA FARRICI – SHOQATA PËR AUTONOMI VENDORE

Por ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku vuri në dukje rritjen e transfertës nga qeveria drejt bashkive me 14-20%.

“Buxheti vendor është rritur me 10.4% krahasuar me 2023. Transferta për bashkitë është 35 miliardë nga 30 miliardë në 2023 dhe një rritje me 16.7% krahasuar me një vit më parë. Bashkitë  kanë pasur rritje të transfertës midis 14-20% duke ju përmbajtur formulës.”

ARBJAN MAZNIKU – MINISTËR I SHTETIT PËR PUSHTETIN VENDOR

Në buxhetin total transferta për 61 bashkitë në vend për vitin e ardhshëm do të jetë 35 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej rreth 5 miliardë lekë në raport më 2023.

/a.r

Next Post
“Tanket fluturues” në Beograd! Vendi anëtar i BE-së që po ndihmon Serbinë me armë ruse

“Tanket fluturues” në Beograd! Vendi anëtar i BE-së që po ndihmon Serbinë me armë ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com