• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrim të paktën 5 mandate”, Doshi: Në PD ka plasur sherri, Ervin Salianjin e kanë rrahur

by A R
21/04/2021 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi, kandidimi i të cilit ka ngjallur reagime të shumta për shkak të thirrjeve të SHBA, ka deklaruar nga Korça se partia e tij synon më shumë se 6 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, 5 prej të cilëve i quan të sigurt.

Doshi deklaroi në një prononcim për mediat se PSD ka dy mandate të sigurta në Shkodër, tre në Tiranë, ku synon edhe më shumë për shkak të shpresës tek elektorati gri, duke shtuar se pritshmëritë janë të mëdha edhe te kandidati i Korçës, për shkak të figurës së tij.

Ai akuzoi forcat e tjera politike se takohen me elektoratin njëherë në katër vite, ndërsa shtoi se në Partinë Demokratike ka pasur sherr, ku sipas tij ish-deputeti Ervin Salianji është rrahur me dikë tjetër. Doshi refuzoi të bënte komente për rolin e presidentit në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Të gjitha partitë bashkë sepse në fund prapë bëhen bashkë të treja. Në darkë mblidhen të gjithë dhe kanë ndarë zonat këtu. Sot ka filluar një luftë e madhe mes partive se kush me marrë vota ma shumë. Do marrë Nikoja apo do marrë Olta apo me radhë sa janë këta. Këta të dy kurse të tjerët nuk I njoh nga afër.

Apo Arjan Jabllari që para ca kohësh ka dash me kandidu për PSD. Te PD mora vesh që janë rrahur me njëri tjetrin, Salianji me një tjetër. Kështu që kjo është e vërteta që po ndodh këtu., Kurse tek partia jonë ekipi punon për Julianin. Ne jemi me i bashkuar korçarët, jo me I përça. Ne jemi vetëm, nuk bashkëpunojmë me asnjë parti tjetër deri mbas 27 prillit që të numërohen votat. Ne të sigurta kemi dy mandate në Shkodër.

Janë tre në Tiranë, por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë. Sepse pritshmëria është edhe tek elektorati gri sepse edhe në sondazhe dalin 30% të lëkundur që nuk janë të bindur për kë parti do votojnë. Nuk mund të jesh përfaqësues i popullit nëse vjen takon elektoratin njëherë në katër vjet dhe pastaj thua nuk pranon Luli apo Edi. Me informacionit që kam, Juli ka shumë mbështetje se ai nuk është njeri i përçarjes.

Unë për vete jam malësor dhe jam krenar që jam malësor. Nuk mund ta përçash elektoratin sepse kur i shkon i merr votat edhe në Pirg edhe në Korçë dhe nuk mund t’i ndash. Përfaqësuesi politik ka përgjegjësi morale t’i përgjigjet votuesit në zgjedhje. Dhe këtë jam i sigurt që Julian ka për ta bërë më mirë se çdo deputet i çdo force politike në Korçë. Nuk bëj komente për presidentin”, deklaroi Tom Doshi.

/a.r

Next Post
Forumi Boao për Azinë, udhëheqësit botërorë thirrje për multilateralizëm

Forumi Boao për Azinë, udhëheqësit botërorë thirrje për multilateralizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In