• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Marrëveshje shumë shpejt’, DASH paralajmëron përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi

by Java News
25/10/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu Kosovë-Serbia ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po intensifikojnë përpjekjet e tyre diplomatike për arritjen e një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundshme.

Së fundmi zëdhënësi i DASH, Ned Price tha se Uashingtoni kanë qenë konsistent dhe përkrahës për dy vendet për arritjen e marrëveshjes në ditët në vijim.

“Meshazhi i SHBA ka qenë i qartë, ne e mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor. Ai ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon. Ne jemi parterë për të dyja vendet dhe shpresojmë që ato do ta zgjidhin këtë paqësisht në ditët në vijim”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim mbajti një ditë më parë edhe përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Ajo u shpreh nga Prishtina se propozimi franko-gjerman është mundësi e mirë për të dy vendet në arritjen e një marrëveshjeje. Sipas saj, Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë këtë moment, pasi zhvillimet e fundit në Evropë janë kaotike dhe të paqëndrueshme.

Ndërkohë ditën e enjte Prishtinën do e vizitojë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku në fokus do të jetë përshpejtimi i rrugës së rajonit drejt anëtarësimit në Union.

/s.f

Next Post
“Ku është vjeshta e zjarrtë e protestave?”, flet Tabaku: Unë për vete po bëj opozitë. E keni parë besoj apo jo?

"Ku është vjeshta e zjarrtë e protestave?", flet Tabaku: Unë për vete po bëj opozitë. E keni parë besoj apo jo?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com