• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshje Polici-Frontex, Xhafaj: Jo më në hartën e drogës! Avramopulos: Shqipëria afër BE!

by Java News
12/02/2018 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim paraditen e sotme Komisionerin e Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos.

Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen.

Në vendin tonë pritet të mbërrijë së shpejti një ekip i FRONTEX, që do të diskutojë me palën shqiptare për aspektet e tjera ligjore dhe më pas do të nënshkruhet marrëveshja e plotë.

Xhafaj deklaroi se garantojmë përfundimisht që Shqipëria nuk do jetë në hartën e vendeve që prodhojnë kanabis.

“Komisioneri është një mbështetës shumë aktiv ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Avramopulos vjen sot në Tiranë në një moment të rëndësishëm edhe për Policinë e Shtetit. Vizita e tij tregon mbështetjen e  BE për reformat e nisura nga ne dhe luftën me krimin. Thellim të marrëdhënieve dhe sigurisë sa i takon kufirit dhe lëvizjes së parregullt. Garantojmë përfundimisht që Shqipëria nuk do jetë në hartën e vendeve që prodhojnë kanabis. Luftë krimit të organizuar përmes ‘Forcës së ligjit’. Për të rritur performancën e Policisë së Shtetit dhe për ta sjellë në nivelin më të mirë. Kjo është në marrëveshje e rëndësishme, që do na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar për emigracionin e parregullt. Mundësi e mirë për ne dhe vendet e rajonit, ku ajo do implementohet për zgjerimin e kufijve me BE. Ne do ndjekim rregullat për miratimin në Parlament dhe zbatimin e saj shumë shpejt. Për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Xhafaj.

“E kam për zemër Shqipërinë”, deklaroi Avramopulos në nisje të fjalës së tij, ndërsa nënvizoi se Shqipqëria është pjesë e BE, historikisht dhe gjeografikisht.

“E kam për zemër Shqipërinë. Ka bërë progres të madh. Uroj që së shpejti të shoh Shqipërinë të bëhet pjesë e BE. Ndoshta do të rikthehem së shpejti. Shqipëria është pjesë e BE, historikisht, gjeografikisht. E ardhmja jonë është e përbashkët. Shqipëria ka një shans historik për ta lidhur përgjithmonë historinë e saj me BE. Jam vërtet i impresionuar nga Shqipëria. Kemi sigluar marrëveshjen e rëndësishme, polici-Frontex. Kjo marrëveshje do sjellë në Shqipëri një ekip nga agjencia europiane e kufirit. Siglimi i kësaj marrëveshjeje shënon fundin e negociatave. Kjo marrëveshje do të bëjë menaxhimin më të mirë të migracionit të parregullt. Kemi nënshkruar edhe një marrëveshje në luftën kundër drogës. Shqipëria do ketë akses në fondet që kanë të bëjnë me luftën kundër drogës.”, deklaroi Avramopulos

Avramopulos nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë dhe se në këtë kuadër mirëpret procesin e vetingut në polici.

“Lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Dëshiroj të mirëpres procesin e planifikuar të vetingut në polici”

BE gati te jape fonde per luften kunder droges 

“Ne do të kemi mundësinë të mbështesim inisiativat që janë të rëndësishme në luftën kundër drogës.

Si me terrorizmin apo krimin e organizuar rrjetet që merren me cështjen e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm në rast se ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase. 

Parandalimi është shumë i rëndësishëm 

Dua të inkurajoj Shqipërinë të përdorë plotësisht këtë mundësi që po jepet dhe të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre inisiativave. Kjo do të ndihmojë Shqipërimë të përshpejtojë përpjekjet e saj sa i takon trafikimit prodhimit dhe përdorimit të  drogës

Përmes këtyre prërpjekjeve ajo që duam është që Shqipëria të jetë sa më afër BE”

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1241066049351848/

vijon..

javanews.al/a.ç

Next Post
Lewandowski për të shtatën herë më radhë Lojtari më i mirë i vitit në Poloni

Lewandowski për të shtatën herë më radhë Lojtari më i mirë i vitit në Poloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In