• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshje mes AKU dhe APP për ushqim të sigurt në kopshte, shkolla e spitale

by Java News
26/07/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në prani të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi është nënshkruar sot  “Marrëveshja e Bashkëpunimit” ndërmjet Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me qëllim mbrojtjen   dhe garantimin e sigurisë ushqimore në ndihmë të kategorive të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj.

Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve në funksion të rritjes së impaktit në garantimin e sigurisë ushqimore duke vendosur disa standarde me qëllim rritjen e cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta të konsumatorëve që janë nën kujdesin dhe përgjegjësinë e këtyre autoriteteve kontraktore, por shërbejnë dhe si model referues edhe për subjekte të tjera që ushtrojnë këtë lloj aktiviteti. Sipas kësaj marrëveshje palët angazhohen të bashkëpunojnë për standardizimin e specifikimeve teknike për produktet ushqimore, të cilat prokurohen nëpërmjet procedurave të prokurimit nga autoritetet kontraktore, si dhe liçencave e çertifikimeve që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në këto procedura prokurimi. Palët  angazhohen të bashkëpunojnë për shkëmbimin e praktikave më të mira në nivel kombëtar e ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Për ministrin Peleshi nëshkrimi i këtij Memorandumi ështe shumë i rëndësishëm, pasi siguria ushqimore është një nga sfidat më të mëdha që qeveria shqiptare, i ka vënë qëllim vetes duke qenë e vendosur në vazhdimin dhe në fitimin e kësaj beteje të gjatë dhe shumë të vështirë.

“Ky bashkëpunim, kjo marrëveshje bashkëpunimi, synon pikërisht t’i vërë fre nga njëra abuzuesve me tregtimin e këtyre lloj produkteve, duke forcuar pra bashkëpunimin, duke instaluar një set standardesh ligjore, të cilat vetëm në qoftë se plotësohen nga subjektet, mund t’i jepet drita jeshile për të marrë pjesë në prokurimin publik, në tendera publike, për furnizmin e këtyre institucioneve. Nga ana tjetër në bazë të kësaj marrëveshje do të ketë shkëmbim në kohë reale infromacioni, të gjithë fituesve të këtyre tenderave. Nuk dua tani të fus në merak askënd, por duhet ta them që konrolli i AKU-së për këtë kategori subjektesh dhe operatorësh do të jetë i posaçëm.” U shpreh ministri Peleshi gjatë kësaj ceremonie.

Sipas Drejtores së Përgjithshme të APP -së, znj. Reida Kashta, Agjencia e Prokurimit Publik angazhohet të marrë persipër informimin periodik për AKU me listën e operatorëve ekonomikë që lidhin kontrata publike me autoritetet kontraktore, nëpërmjet procedurave të prokurimit publik të shpallura nga APP. Dhe nxjerrjen e një njoftimi për të gjithë Autoritetet Kontraktore për zbatimin e rekomandimit të përbashkët, për specifikimet teknike për produktet ushqimore, të detyrueshme për t’u përdorur nga autoritetet kontraktore dhe licencat e lejet e operatorëve që konkurrojnë.

“Qëllimi në vetvete është marrja e një produkti ashtu siç e duam dhe në rastin konkret marrja e ushqimit me cilësinë e kërkuar. Faza e para është ajo e vendosjes së standardeve, se si do t’ i hartojmë kriteret e duhura që ofertuesit të na japin produktin e duhur, dhe për këtë në bashkëpunim të ngushtë me AKU-në  do të marrim standardet bazë që vendos legjislacioni i fushës dhe në respektim të legjislacionit të prokurimit do të krijohet kriteret bazë të cilat do të jenë të detyrueshme për çdo insititucion tenderues. Faza tjetër do jetë pjesa e monitorimit të zbatimit të kontratës me kushtet për të cilat është tenderuar.”

 ma.me

Next Post
Sekuestrohen 75 kg kanabis, pranga shoferit grek dhe trafikantit shqiptar

Sekuestrohen 75 kg kanabis, pranga shoferit grek dhe trafikantit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

November 12, 2026
Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

November 12, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

November 12, 2026
I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

November 12, 2026
VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

November 12, 2026
Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

November 12, 2026
Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In