• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Marrëveshje me BQE-në për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi, Sejko: Përdorin mjete moderne, të goditen në kohë raste të tilla

Java News by Java News
17/01/2023 12:17
Marrëveshje me BQE-në për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi, Sejko: Përdorin mjete moderne, të goditen në kohë raste të tilla
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur për një marrëveshje të arritur me Bankën Qendrore Europiane për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi.

Gjatë fjalës së tij Sejko theksoi se fenomeni i falsifikimit të monedhave duhet të goditet në kohë, ndërsa shtoi se falsifikatorët përdorin mjete moderne. Sipas Sejkos, të dhënat e fundit tregojnë një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim.

FJALA E PLOTE
Është kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Bankës së Shqipërisë t’ju uroj mirëseardhjen në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional midis Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Bankës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje shënon kurorëzimin e një pune voluminoze të nisur pesë vite më parë, me kontributin intensiv të përfaqësuesve të tre institucioneve tona.

Megjithëse njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin pagesat digjitale, paraja fizike apo thënë ndryshe cash-i, mbetet një domosdoshmëri dhe luan një rol të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit prej nesh. Kartëmonedhat dhe monedhat metalike janë e vetmja formë e parasë që mund të zotërohet dhe përdoret drejtpërdrejt nga kushdo, pa qenë nevoja për infrastrukturë, institucione ndërmjetësuese apo sisteme.

Banka e Shqipërisë përfaqëson institucionin qendror që ka të drejtën kushtetuese ekskluzive të emetojë kartëmonedhat dhe monedhat kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Ruajtja e integritetit dhe besimit të publikut tek monedha si mjet pagese është funksion kryesor dhe përgjegjësi institucionale e përcaktuar me ligj për BSH-në. Parandalimi dhe mbrojtja e monedhave ndaj falsifikimit është një sfidë e përbashkët e të gjitha autoriteteve kompetente kombëtare. Prandaj, angazhimi i përbashkët dhe koordinimi i veprimtarisë mes tyre janë domosdoshmëri, të cilat synohen të arrihen nga kjo marrëveshje, e vlerësuar si mënyra e duhur dhe më efektive për parandalimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të fenomenit të falsifikimit të monedhave në vendin tonë.

Si autoriteti i vetëm që emeton monedhën kombëtare, banka qendrore ka ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar falsifikimin dhe për të ruajtur besimin e publikut te monedha jonë, Leku. Në periudhën 2019 – 2022, Banka e Shqipërisë emetoi dhe hodhi në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave shqiptare, prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit.

Të dhënat e fundit tregojnë një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim, ku për vitin 2022 numri total është vetëm 343 copë, kundrejt një gjendjeje mesatare kartëmonedhash në qarkullim prej 157.5 milionë copësh ose 2.2 copë kartëmonedha të falsifikuara për 1 milion copë në qarkullim, kundrejt 5.4 në vitin 2021. Ndërsa, sa i përket monedhave metalike, prerja 50 Lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, në sasi të papërfillshme, me vetëm 79 copë, në vitin 2022, kundrejt 250 milionë copë monedhash në qarkullim. Treguesi tepër i ulët i kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare të falsifikuara kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim, e rendit Shqipërinë ndër vendet me treguesin më të ulët të kartëmonedhave të falsifikuara.

Pavarësisht shifrave të ulëta, ne jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më vigjilentë dhe proaktivë, pasi falsifikuesit përpiqen të ecin gjithashtu me hapin e teknologjive të reja për aktivitetet e tyre kriminale. Në këtë frymë, Banka e Shqipërisë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë sot këtë marrëveshje bashkëpunimi, si një përpjekje e mëtejshme për të forcuar kuadrin institucional dhe për të qartësuar protokollet operacionale të bashkëpunimit, në fushën e mbrojtjes së monedhave kundër falsifikimit.

Kjo marrëveshje e shtrin veprimin e saj jo vetëm mbi monedhën kombëtare Lek, por edhe mbi monedhën e përbashkët evropiane Euro. Në të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore Evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhës Euro nga falsifikimi.

Në këndvështrimin tonë si bankë qendrore, dokumenti i sotëm ka një rëndësi të veçantë pasi përcakton shtyllat kryesore të veprimtarisë së përbashkët dhe njëkohësisht respekton punën e pavarur institucionale të secilës palë në zbatim të ligjit. Bashkëpunimi dhe fryma e mirëkuptimit e treguar gjatë përgatitjes së këtij dokumenti shoqëron përmbajtjen e çdo paragrafi të tij.

Banka e Shqipërisë, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, vë në dispozicion të institucioneve ligjzbatuese të gjithë përvojën e saj njerëzore, integritetin dhe aftësitë profesionale, si dhe bazën e nevojshme teknike në fushën e analizës, identifikimit dhe klasifikimit të çdo monedhe të dyshuar.

Ndër vite, roli i Bankës së Shqipërisë në analizën e kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara në qarkullim ka mundësuar gjithashtu krijimin e një baze me të dhëna historike, të cilat përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, por që mund të përdoren nga institucionet pjesë e kësaj marrëveshjeje në punën e tyre të përditshme në luftën kundër fenomenit të falsifikimit.

Palët e angazhuara në këtë marrëveshje marrin përsipër të transmetojnë/transferojnë mostra të kartëmonedhave dhe monedhave të dyshuara dhe, nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë angazhohet të centralizojë ekspertizën dhe klasifikimin e mostrave të monedhave kombëtare apo të huaja të zbuluara në qarkullim, si dhe ato gjatë procedimit penal, duke e konsideruar këtë proces si mënyrën më të mirë për njohjen reale dhe monitorimin e fenomenit të falsifikimit në vendin tonë.

Banka e Shqipërisë, gjithashtu, ka marrë angazhimin që të njoftojë në kohë reale institucionet përkatëse për rastet me monedha të falsifikuara të zbuluara në qarkullim në territorin e vendit tonë. Trajnimi dhe shkëmbimi i eksperiencës është një angazhim tjetër institucional i Bankës Shqipërisë në raport me dy palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kjo marrëveshje dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë në rritjen në vijimësi të cilësisë dhe sigurisë së monedhës kombëtare në qarkullim. Monedha kombëtare është një nga dimensionet që përfaqëson Shtetin Shqiptar, prandaj dhe ne punojmë për garantimin e integritetit të pacenueshëm të saj.

Nëpërmjet nënshkrimit të saj, Banka e Shqipërisë përmbush sot dhe një nga prioritetet për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi në përqasje me standardet evropiane. Gjej me vend të theksoj se Banka e Shqipërisë mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në procesin e integrimit evropian, si një bankë qendrore moderne, e denjë për të qenë pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

Shkëmbimi i rregullt i informacionit, si dhe zhvillimi i komunikimeve dhe takimeve periodike do të ndihmojnë në drejtim të përmirësimit të analizave mbi fenomenin, në mënyrë që secila palë të përmbushë përgjegjësitë e saj ligjore në fushën e parandalimit dhe të mbrojtjes së monedhës nga falsifikimi.

Kuadri i ri parashikon një formë bashkëpunimi më të strukturuar dhe më të efektshme midis institucioneve të përfshira, në përgjigje të zhvillimeve në fushën e mbrojtjes së monedhave kundër falsifikimit. Firmosja e kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë Bankën e Shqipërisë në ushtrimin e rolit të saj në garantimin e stabilitetit të sistemit financiar në vend dhe cilësisë së monedhës kombëtare në qarkullim.

Duke përfituar nga rasti, dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe përfaqësuesit e tyre për kontributin e vyer dhënë në finalizimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe të shpreh angazhimin e Bankës së Shqipërisë për një bashkëpunim sa më konkret në kuadër të saj.

Gjej rastin të tërheq vëmendjen e publikut të gjerë se, përveç institucioneve përgjegjëse, secili prej nesh mund të japë kontributin e tij modest në ruajtjen e besimit në monedhën tonë kombëtare, duke kontrolluar kartëmonedhat në përdorim nëpërmjet metodës “Prek, Shiko dhe Lëviz”. Kjo metodë ka qenë pjesë e fushatës tonë informuese për prezantimin e serisë së re të kartëmonedhave Lek dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tonë të vazhdueshme.

Një popullsi që njeh elementet e sigurisë së kartëmonedhave është një kontribut i shtuar në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar futjen e parave të falsifikuara në sistemin financiar, si dhe për të minimizuar humbjet ekonomike individuale.

/s.f

 

Next Post
‘Prezenca e presidentit te FRD-ja ishte qesharake, një shembull i keq’/ Gjikondi: Meta të bënte të njëjtën gjë me Teatrin, Astirin dhe minierat

"PD në koma"/ Gjikondi: Zgjedhjet e 14 majit të rëndësishme! Nëse Berisha hyn me siglën e PL do tërheq vallen e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“A do ta legenosim këtë që ka ardh?” / Luizi nis ‘komplotet’ me banorët kundër Bledi Manes

“A do ta legenosim këtë që ka ardh?” / Luizi nis ‘komplotet’ me banorët kundër Bledi Manes

February 8, 2023
I ngazëllyer që u nxor nga rrënojat, momenti kur i vogli luan me ekipin e shpëtimit

I ngazëllyer që u nxor nga rrënojat, momenti kur i vogli luan me ekipin e shpëtimit

February 8, 2023
Gërdeci, historia e panjohur politike ku PD nuk ju ngjit familjes Berisha!

Gërdeci, historia e panjohur politike ku PD nuk ju ngjit familjes Berisha!

February 8, 2023
Analiza e ‘The Guardian’: Fëmijët shqiptarë vijnë në Britani për siguri, por përballen me mizoritë…

Analiza e ‘The Guardian’: Fëmijët shqiptarë vijnë në Britani për siguri, por përballen me mizoritë…

February 8, 2023
“Kam dashur të dal”/ Efi i thotë të gjitha, zbulon çfarë e bezdiste më shumë në shtëpinë e BBV

“Kam dashur të dal”/ Efi i thotë të gjitha, zbulon çfarë e bezdiste më shumë në shtëpinë e BBV

February 8, 2023
Banorja e re trazon ujërat! Kiara bëhet xheloze për Luizin, bën kërkesë produksionit

Banorja e re trazon ujërat! Kiara bëhet xheloze për Luizin, bën kërkesë produksionit

February 8, 2023
Për herë të parë që nga viti 1999, merret vendimi i papritur në Turqi pas tërmetit katastrofik

Për herë të parë që nga viti 1999, merret vendimi i papritur në Turqi pas tërmetit katastrofik

February 8, 2023
Detaji në hetimet e SPAK që rrezikon Shkëlzen Berishën, pse për Fatmir Mediun po zbatohet Kodi Penal Ushtarak

Detaji në hetimet e SPAK që rrezikon Shkëlzen Berishën, pse për Fatmir Mediun po zbatohet Kodi Penal Ushtarak

February 8, 2023
Personazhi i momentit në Shqipëri: Si e ndryshuan operacionet Olta Gixharin? (FOTO)

“E mori në qafë Amosin, e manipuloi, e shkatërroi”/ Shuhet grupi i Oltës, aktorja sulmon papritur Dean: Ajo është fajtorja

February 8, 2023
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

Emri/ E trishtë: Ndahet para kohe nga jeta kancelari i Gjykatës së Beratit

February 8, 2023
Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Elbasan, ja detajet e para

Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Elbasan, ja detajet e para

February 8, 2023
‘Gati për t’u ndeshur me Ramën’/ Deputeti i Berishës: Shpresojmë rezultatin më të mirë më 14 maj

“Shpallja non grata e Berishës i zgjidhte të gjitha”/ Kreu i “Rithemelimit” me alibi bojkoti: Rama kërkon të na përjashtojë nga zgjedhjet!

February 8, 2023
Bledi Mane thyen rregullin kryesor në “BBVA”, i jep informacione nga jashtë Oltës

Bledi Mane thyen rregullin kryesor në “BBVA”, i jep informacione nga jashtë Oltës

February 8, 2023
Zbulohet një shtresë e re nën koren e tokës, mund të hedhë dritë mbi lëvizjen e pllakave tektonike

Zbulohet një shtresë e re nën koren e tokës, mund të hedhë dritë mbi lëvizjen e pllakave tektonike

February 8, 2023
Flet “arkitekti” i djegies së mandateve: Ne nuk ikim nga Parlamenti, do të funksionojë brenda dhe jashtë

Flet “arkitekti” i djegies së mandateve: Ne nuk ikim nga Parlamenti, do të funksionojë brenda dhe jashtë

February 8, 2023
Skenari për dërgimin e avionëve luftarakë nga Britania në Ukrainë, kërcënon Rusia: Do të ketë pasoja ushtarake për të gjithë Europën

Skenari për dërgimin e avionëve luftarakë nga Britania në Ukrainë, kërcënon Rusia: Do të ketë pasoja ushtarake për të gjithë Europën

February 8, 2023
Lajmi i fundit! I riu përplas për vdekje këmbësoren 35-vjeçare në Durrës

Lajmi i fundit! I riu përplas për vdekje këmbësoren 35-vjeçare në Durrës

February 8, 2023
U përmend nga opozita se është në listën e aktivistëve të PS, reagon kreu i KLP dhe zbulon si qëndron e vërteta

U përmend nga opozita se është në listën e aktivistëve të PS, reagon kreu i KLP dhe zbulon si qëndron e vërteta

February 8, 2023
“Ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon”/ Olta merr goditjen e rëndë nga Luizi, këngëtari: Dy bashkëpunëtorë kam, njëri është i fshehtë…!

“Ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon”/ Olta merr goditjen e rëndë nga Luizi, këngëtari: Dy bashkëpunëtorë kam, njëri është i fshehtë…!

February 8, 2023
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

“Zgjat 6 javë, regjistrohen edhe banesat”… Kur do të nisë censi i popullsisë në Shqipëri?

February 8, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com