• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Marrëveshje kundër së djathtës në Francë? Zbulohen “planet” e Macron

by A R
02/07/2024 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit Emmanuel Macron në Francë. Shumë më vonë se sa ishte paralajmëruar fillimisht, kryeministri Gabriel Attal doli përpara rezidencës së tij zyrtare dhe deklaroi: “Mësimi i kësaj mbrëmje është se Rassemblement National nuk ka qenë kurrë më parë portave të pushtetit.” „Parlamenti ynë, nuk ka pasur kurrë një rrezik të tillë për t’u dominuar nga e djathta ekstreme.”

Fituesi i qartë i raundit të parë është – siç pritej – Rassemblement National i ekstremit të djathtë (RN) dhe aleatët e tij. Ata marrin 33 për qind të votave dhe me shumë gjasa do të përpiqen që pjesa e tyre e vendeve në Parlament të rritet në mënyrë dramatike. Kampi qendror i Macron-it mori 20 për qind.

Le Pen: Francezët duan ndryshim

“Demokracia foli, francezët na zgjodhën në krye dhe pothuajse e shuan kampin e Macron-it,” deklaroi Marine Le Pen, tre herë kandidate për presidente të Francës nga RN, para mbështetësve të saj. Sipas saj, pjesëmarrja e lartë e bën këtë rezultat edhe më të vlefshëm.

Në total, pak më shumë se nëntë milionë njerëz votuan për RN. Aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor fitoi gjithashtu vota dhe, me 28 përqind, shumë kandidatë të krahut të majtë kualifikohen për balotazhin e së dielës së ardhshme.

Por duke qenë se zgjedhjet zhvillohen me shumicë votash, vetëm ai që ka marrë shumicën absolute në zonën e tij zgjedhore në raundin e parë ose që ka dalë i pari në raundin e dytë, merr një vend në Parlament. Sipas parimit: fituesi i merr të gjitha.

E majta dhe partia e Macronit po afrohen

Aleanca e majtë kishte treguar që më parë se donte të tërhiqej nga të gjitha zonat ku një kandidat i Macron-it është në pozicionin më të mirë për të mposhtur Rassemblement National. Ky qëndrim u konfirmua zyrtarisht në mbrëmjen e djeshme. Referendumi do të vendosë për pyetjen e mëposhtme, tha zëdhënësi i të moderuarve brenda Aleancës së majtë, Raphaël Glucksmann: “A duam që e djathta ekstreme të marrë pushtetin përmes kutive të votimit për herë të parë në këtë vend?”

Në fakt, Presidenti Macron kishte deklaruar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale se aleanca e majtë ishte po aq e rrezikshme sa aleanca e ekstremit të djathtë. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes kryeministri Attal dha dritën jeshile. Edhe kampi presidencial tani është gati të tërheqë kandidatët e tij, nëse një kandidat nga Fronti Popullor i majtë ka shans më të madh për të fituar kundër RN.

Një votë vendimtare

Në mbrëmje lideri i RN, Jordan Bardella, e deklaroi veten si të vetmin mburojë të vërtetë kundër së Majtës.

“Është krejtësisht e qartë se çfarë është në rrezik këtu,” tha ai. “Nga njëra anë, aleanca e tmerrshme e majtë që çon në rrëmujë, revoltë dhe rrënim. Nga ana tjetër, aleanca jonë e djathtë e unitetit kombëtar. Ne jemi tani e vetmja mburojë republikane dhe patriotike e aftë për të mbrojtur institucionet tona, për të rivendosur sigurinë, për të garantuar drejtësinë tatimore dhe për të mbrojtur punën”.

Vetëm pas balotazhit vendimtar të së dielës së ardhshme do të dihet nëse një nga aleancat mund të sigurojë një shumicë absolute – ose nëse një kamp i shumicës së thjeshtë do të duhet të përpiqet të krijojë aleanca të ndryshueshme për të qeverisur vendin./DW

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In