• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrëveshja Shqipëri-Itali, shembull”, ambasadori: Ideja që emigracioni të menaxhohen në nivel ndërkombëtar

by A R
06/11/2024 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ideja kryesore është të tregohet që termat migratore të menaxhohen në nivel ndërkombëtar”, kështu është shprehur ambasadori Fabrizio Bucci sa i takon marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigracionin.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci theksoi se duhet bërë një operacion përzgjedhës të emigrantëve dhe të rregullohet emigracioni i ligjshëm.

Fevziu: Ka ngjallur interes nga e gjithë bota, kemi parë Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Presidenten e Komisionit Evropian.

Bucci: Kancelari gjerman Scholz.

Fevziu: Kancelari gjerman…Që kur është deklaruar që emigrantët do të vijnë në Shqipëri, a ka një ulje të fluksit…

Bucci: Po ka ulje, nëse kemi parasysh 6 muajt e parë të vitit të kaluar dhe 6 muajt e këtij viti, zbarkimet vitin e kaluar kanë qenë për periudhën janar – qershor 2023 rreth 120 mijë. Kurse këtë vit jemi tek rreth mbi 40 mijë.

Fevziu: 1/3. 1/3 e zbarkimeve…

Bucci: Pësuan një rënie drastike…

Fevziu: Po ideja e realizimit të këtij kampi këtu, është ideja e Kryeministrit britanik, e Kancelarit gjerman, Von der Leyen që janë shprehur në lidhje me këtë. Është një ide le të themi për të ulur kostot për emigrantët apo për të ndaluar ardhjen e tyre?

Bucci: Është një nismë që ka si qëllim…

Fevziu: Sepse, nëse ata hyjnë në Itali, do ta gjejnë një zgjidhje për të qëndruar aty.

Bucci: Po!

Fevziu: Ndërsa nga këtu është shumë e vështirë.

Bucci: Unë mendoj se ideja kryesore është të tregohet: e para që termat migratore të menaxhohen në nivel ndërkombëtar, duke bashkëpunuar me të gjitha vendet dhe Shqipëri tregoi që është gati të bashkëpunojë. E dyta ky bashkëpunim është i rëndësishëm, sepse është i rëndësishëm menaxhimi  i flukseve migratore. Pra, të bllokohet emigracioni klandestin dhe rregullimi i migracionit të rregullt.

Fevziu: Për të cilën ka nevojë Evropa.

Bucci: Po për të cilën ka nevojë Evropa. Evropa ka problem edhe rritjen demografike. Pra kemi nevojë për emigrantë, por emigracionet duhet të jenë të rregulluara sipas ligjeve.

Fevziu: Dhe të kontrolluara sipas rregullave.

Bucci: Po dhe të kontrolluara për të shmangur problemet më pas.

Fevziu: Emigrantët problematikë, terroristët…

Bucci: Pikërisht! Duhet bërë një përzgjedhje, duhet bërë një operacion përzgjedhjeje të emigrantëve. Pra, bllokimi i emigracionit klandestin që ndër të tjera, është në duart e organizatave kriminale dhe të rregullohet emigracioni i ligjshëm pasi kjo na intereson.

/a.r

Next Post
Me 270 arrihet fitorja, New York Times: Trump pritet të marrë 302 vota elektorale

Me 270 arrihet fitorja, New York Times: Trump pritet të marrë 302 vota elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In