• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Marrëveshja me Italinë për pensionet, Gonxhja: Përfitues mbi 500 mijë shtetas shqiptarë

by A R
16/05/2024 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi të enjten në parlament se marrëveshja Shqipëri – Itali për pensionet, bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe legjislacionet respektive në fuqi, ka si qëllim mbrojtjen shoqërore për shtetasit e dy vendeve.

“Kjo marrëveshje që paraqesim sot shënon një garanci shtesë për qytetarët e dy vendeve tona. Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht vendit ku ka punuar, duke mundësuar kushtet ligjore për përfitimin e pensioneve, përfitimin e sigurive shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë në punësim dhe të ardhura”, theksoi ministri shqiptar.

Objekti i kësaj marrëveshje, vuri në dukje zoti Gonxhja, janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë”, tha zoti Gonxhja.

“Përfitimet nga skema italiane përfshijnë sigurimin e përgjithshëm të detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar; trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar në sektor të ndryshëm dhe trajtimin e ndarë të këtij sigurimi të përgjithshëm të detyruar; sigurimin për sëmundjet ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrëlindja; sigurimi i papunësisë dhe skemat e posaçme zëvendësuese dhe të veçanta të sigurimit të krijuara nga kategori të caktuara punonjësish”, deklaroi ministri Gonxhja

Ministri tha se e drejta e qytetarëve për përfitimin nga skema e sigurimeve shoqërore lind në momentin e daljes në pension dhe shtetasve të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime për mbrojtjen shoqërore, ashtu sikundër dhe vendasit.

“Marrëveshja parashikon që periudha e sigurimit e realizuar në njërin shtet të njihet edhe nga shteti tjetër, me kusht që të mos mbivendosen. Çdo person ka të drejtë të tërheqë përfitimin e siguruar kudo ku ai ndodhet. Bashkimi i periudhave kontributive, për të përmbushur afatin minimal (në rastin e Shqipërisë, prej 15 viteve) që duhet për të përfituar pension”, u shpreh zoti Gonxhja.

Sipas tij, janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

“Marrëveshja tregon angazhimin e qeverisës shqiptare për garantimin e mbrojtjes shoqërore të shtetasve shqiptarë kudo ku ata punojnë dhe jetojnë”, tha ministri Gonxhja.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi dhe marrëveshjet me Malin e Zi, e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë dhe Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministri deklaroi se qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave edhe me Francën.

/a.r

Next Post
“Gruaja ka dashnor”, zbardhet dëshmia e Aleks Markut: Dje erdhën për të na sulmuar prandaj dola me kallashnikov

“Gruaja ka dashnor”, zbardhet dëshmia e Aleks Markut: Dje erdhën për të na sulmuar prandaj dola me kallashnikov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com