• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Rama-Basha/ PS-PD pakt edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës

by Java News
09/06/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me votat e 31 këshilltarëve të majtë u miratua vendimi që u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga java e kaluar. Bëhet fjalë për zgjerimin e kompetencave të shoqërisë “Eco Tirana”, e cila prej një viti bën menaxhimin e mbetjeve në Tiranë, shkruan “Panorama”.

Të majtë e të djathtë dhanë miratimin për tetë projektvendimet e tjera për emërtime rrugësh e institucione arsimore. E vetmja për të cilën nuk u ra dakord ishte puna e kompanisë me aksione italiane “Eco Tirana”, e cila nga dje ka një objekt më të gjerë veprimtarie, edhe për llogari të palëve të treta.

Në këtë pikë opozita braktisi mbledhjen, duke bërë që kuorumi i mjaftueshëm i votave të bëhej vetëm me anëtarët e PSsë, LSI-së dhe PDIU-së që u shprehën pro.

SQARIMI

Për të hedhur poshtë akuzat që anëtarët e PD-së ngritën në Këshill mbledhjen e kaluar, duke thënë se me këtë vendim i hapej rruga ndërtimit të një inceleratori në Tiranë, përfaqësuesja e PS-së në Këshill, Klotilda Ferhati, bëri një sqarim për qytetarët.

“Ne jemi duke dhënë në parim miratimin që shoqëria ‘Eco Tirana’ të bashkëpunojë me subjekte të ndryshme tregtare në kuadër të ligjit për shoqëritë tregtare, në mënyrë që të gjejë format më të mira të bashkëpunimit për realizimin e planit të investimeve. Nuk bëhet fjalë për asnjë incelerator, asnjë impiant që dëmton mjedisin, as për përpunim mbetjesh të rrezikshme që ngrenë gangrenën në opozitë, por për një proces rutinor pune”.

Edhe kreu i Këshillit, Aldrin Dalipi, ndau të njëjtin mendim me Ferhatin, duke e cilësuar shoqërinë si një histori suksesi. “Është një model fantastik se si mundet një kryeqytet që ka qenë në një situatë dramatike sa u përket mbetjeve, tashmë një kryeqytet model jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e BE-së”. Ndërsa për nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku, një seleksionim i mëtejshëm i mbetjeve nga kjo shoqëri do të ulte edhe më shumë sasinë e atyre që në fund përfundojnë në landfill.

“Në thelb operacionet e këtij tipi janë ato që ne synojmë t’i japim mundësi ‘Eco Tiranës’, që ka ambicie që në një fazë të dytë të konkurrojë edhe për pastrimin e qyteteve të tjera”. Shoqëria “Eco Tirana”, që sipas pozitës në Këshill po performon mjaft mirë, po mendon zgjerimin e aktivitetit të saj jo vetëm në Tiranë, por edhe për punë të tjera që shtojnë të ardhurat e saj.

ma.me

Next Post
Hello, “stranger”!

Hello, “stranger”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In