• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja që i duhej Shqipërisë, por nuk mjafton

by Alfons Çupaj
18/05/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfons Çupaj

Edi Rama dhe Lulzim Basha shtrënguan duart mbrëmë pas mesnate, pas 3 orë bisedimesh kokë më kokë, takim që u finalizua me arritjen e një marrëveshjeje që i hap rrugë pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, votimit të vettingut dhe çlirimit të ekonomisë. Shtrëngimi i duarve, çka në fakt duhej të ishte diçka normale dhe e përditshme, ishte vendimi i duhur i dy liderëve që vendosen të heqin dorë nga disa qëndrime të tyre maksimaliste (për qeveri teknike dhe mos shtyrje të datës së zgjedhjeve) në interes të stabilitetit të vendit dhe forcimit të demokracisë.

Sot është padyshim një ditë më e bukur për shqiptarët dhe dielli ndriçon më fort. Arritja e marrëveshjes është mirëpritur maksimalisht, nga të majtë dhe të djathtë, nga shqiptarë të zakonshëm, të paangazhuar, që për parti kanë Shqipërinë. Por e gjitha kjo është e pamjaftueshme, e mangët, e cekët, dhe që nuk jep asnjë garanci. Shqiptarët e paparti, kërkojnë deputetë të popullit, jo të partive. Kërkojnë emra të rinj, të ‘paanatemuar’, intelektualë, mësues, mjekë, të mirëshkolluar. Shqiptarët duan një tjetër Kod Zgjedhor, ku të keni mundësi të zgjedhin, dhe jo vetëm të votojnë fitues të paracaktuar, të dëgjohen dhe jo vetëm të dëgjojnë, të pyeten dhe jo të nëpërkëmbën, të marrin vendime dhe jo të ftohen të degjojnë vendimet e marra nga një grusht pushtetarësh. Shqiptarët duan qarkullim elitash, emrash, moshash, profesionesh. Aktualisht nuk kemi asgjë nga këto.

Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të kuptojnë se momenti historik, ndoshta edhe fati, por mbi të gjitha vota dhe besimi i shqiptarëve u ka dhënë atyre një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla, atë që njerëz të zakonshëm të këtij vendi nuk do të kenë mundësi ta kenë kurrë. Ndaj konflikti, tensioni, arroganca, në një vend që ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet, nxitje të punësimit, rritje të ekonomisë, janë të papranueshme.

Shqipëria ka nevojë emergjente dhe për një moment duhet t’i harrojmë flamujtë e partive, postet, ofiqet, gjuhën arrogante dhe konfliktuale, pasi shqiptarët kanë nevojë për meritokraci, punë, arsim më cilësor, siguri, media të lira, informacione të paanshme dhe te sakta, si dhe liri për të vepruar dhe menduar sipas gjykimit të tyre, pa frikën se mund të largohen nga vendi i punës. Të gjitha këto gjëra lehtësisht të realizueshme, mjafton vullneti i përbashkët i liderëve tanë politikë. Shqiptarët, në mazhorancë absolute, kanë parti Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për mesues, mjekë, nëpunës të papolitizuar, të cilët nuk flasin për politikë në orarin e punës, që nuk u bëjnë “share” postimeve të deputetëve apo kryetarëve të partive.

Shqipëria, më të vertetë nuk ka më kohë për të humbur. Kemi humbur shumë destinacione për shkak të konflikteve politike, arrogancës dhe mungesës së përgjegjësisë. Shqipërinë, për të cilët stërgjyshërit tanë dhanë jetën për ta mbrojtur, nuk mund ta braktisim, tani që e kemi tonën. Unë dua të jetoj këtu. Do e bëj edhe në vështirësi, por që të jetoj i lumtur, të dashur politikanë, hiqni dorë nga konflikti. Historia u ka dhënë një shans të artë. Mund ta ndryshoni përgjithmonë rrjedhën e këtij vendi, ose do mbaheni mend ndër breza, si përgjegjësit për shkatërrimin e tij./javanews.al

a.ç

Next Post
Hapet edicioni i 70-të i Festivalit të Filmit në Cannes

Hapet edicioni i 70-të i Festivalit të Filmit në Cannes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

June 25, 2026
Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

June 25, 2026
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

June 25, 2026
Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

June 25, 2026
Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

June 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

June 25, 2026
“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In