Marrëveshja Rama-Basha i ka dhënë fund krizës politike, por kjo marrëveshje ka krijuar pakënaqësi të mëdha të partitë e vogla.
Subjektet e vogla nga të dy krahët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për këtë marrëveshje që sipas tyre synon dëmtimin e të vegjëlve.
PDIU është një prej forcave që e ka parë me dyshim kompromisin. Sot kjo forcë ka mbledhur kryesinë dhe pritet të dalë me një qëndrim zyrtar për marrëveshjen./a.m.