• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për portin e Durrësit, ‘Rithemelimi’ i Berishës: Nuk e njohim! Është firmosur nga një kryeministër në ikje

by Java News
30/01/2023 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rithemelimi ka deklaruar se nuk do të njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes Ramës dhe investitorit Muhammed El Alabbar për zhvillimin e projektit të portit të ri turistik të Durrësit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së së Berishës, Floriana Garo tha se marrëveshja e nënshkruar nuk do të njihet, duke shtuar se sipas saj Rama është një kryeministër në ikje.

“Pas pesë ditëve në arrati, Edi Rama u shfaq për të mbuluar një aferë korruptive me një tjetër. Për të mbuluar me heshtje McGonigalin, ai sot nënshkroi marrëveshje me Alabarin për Durrës Yacht Marina, një tjetër rast tipik i abuzimit, mostransparencës dhe përdorimit të pronës publike në forma private dhe korruptive.

Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë.  Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie”- u shpreh zëdhënesja e Rithemelimit.

Sipas Rithemelimit, nënshkrimi i marrëveshjes bëhet me qëllim që kryeministri Edi Rama të mbulojë hetimin e FBI-së. Mes të tjerash thuhet se Rama nuk ka mbështetje nga Bashkimi Europian sa i takon projektit të portit dhe amnistisë fiskale.

“Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.  Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.  Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryn veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta”-shtoi Garo.

Ditën e sotme, kryeministri, Edi Rama dhe investitori Muhammed El Alabbar kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e projektit të portit të ri turistik të Durrësit. Kryeministri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës duke theksuar se shteti zotëron 33% të aksioneve në këtë projekt me vlerë 2 miliardë euro.

Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar./m.j

Next Post
Pa Kurtin/ SHBA mban nesër takim për Asociacionin në Prishtinë

Pa Kurtin/ SHBA mban nesër takim për Asociacionin në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In