• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, kryetarja e GJK: Juridiksioni i shtetit shqiptar, i pamohueshëm

by A R
05/02/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat ka sqaruar vendimin që i hapi rrugë ratifikimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Ajo u shpreh se shteti shqiptar ka përgjegjësi në lidhje me zonat që do t’i jepen në administrim shtetit italian. Zaçaj theksoi se juridiksioni shqiptar aty është i pamohueshëm dhe vjen nga Kushtetuta ku shteti shqiptar ka detyrimin për të qenë përgjegjës për zbatimin e të drejtave kushtetuese, por edhe vetë Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pyetje: Kisha një pyetje për protokollin Meloni-Rama për të cilin ju keni dhënë një vendim para disa ditësh. Në një nga pikat e protokollit flitet për një ekskluzivitet të palës italiane në trajtimin e veçantë të emigrantëve etj. Në interpretimin dhe vendimin tuaj flitet për një juridiksion të dyfishtë të palës italiane dhe shqiptare në këtë çështje. Në interpretimin tuaj dhe në vendim thoni që palët në vazhdim do duhet të pasqyrojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese në aktet nënligjore që do të pasojë protokollin. Ju lutem një shpjegim për këtë detaj nëse aktet e mëpasshme ligjore dhe nënligjore do të vazhdojnë bazuar tek ekskluziviteti apo bazuar tek juridiksioni i dyfishtë.

Holta Zaçaj: Vendimi është duke u punuar, kështu që unë do t’i përmbahem vetëm asaj çfarë është thënë në deklaratën për shtyp sepse për sa kohë vendimi është duke u punuar, draftimi dhe gjuha që do të përdoret është akoma në procesin e vet të temperimit. Për ne gjyqtarët kushtetues mënyra se si shkruhet është shumë e rëndësishme. Ajo që gjykata tha me bindje është që shteti shqiptar vazhdon të ketë juridiksion. Pra ne nuk thamë asnjë gjë në lidhje me këtë, të paktën në kohën që u dha vendimi thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, pra nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar në lidhje me këto zona që jepen në administrim të shtetit italian dhe e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në kuadër të së drejtës ndërkombëtare të vetën siç është koncepti i mosdëbimit ose koncepti i faktit që azili kërkohet në vendin e parë të sigurtë. Duke qenë se këta persona priten nga shteti italian dhe në territorin e tij, patjetër shteti italian duhej të vazhdonte të kishte juridiksion për trajtimin e çështjeve të migracionit dhe azilit. Por ajo që ne thamë dhe që shkruam në kuptimin e një juridiksioni të dyfishtë apo të juridiksionit ekstraterritorial të detyrimeve që vijnë nga instrumentet ndërkombëtarë, pra qoftë nga konventa për statusin e refugjatit të vitit ’51, qoftë nga konventa e të drejtave të njeriut, me këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh. Pse? Sepse marrëveshja vetë futet në hierarkinë e normave të shtetit shqiptar, por është e nënvarur, është e vendosur në një rang hierarkik më të ulët nga vetë Kushtetuta, ndërkohë që dhe vetë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut është sipas nenit 17 është në nivel kushtetues. Pra të gjitha këto të drejta vazhdojnë të mbivendosen mbi atë çfarë thuhet në vetë marrëveshjen. Kështu që në këtë kuadër ky juridiksion i pamohueshëm që vjen nga Kushtetuta ka detyrimin shteti shqiptar për të qenë përgjegjës për zbatimin e të drejtave kushtetuese, por edhe vetë Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut vazhdon të mbetet dhe nuk mund të vihet në diskutim. Përtej kësaj do ta quaja të parakohshme. Kini parasysh që unë flas këtu jo në emrin tim, flas në emër të trupës dhe më duhet që çdo opinion dhe informacion që kam ta kem të rakorduar me trupën.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë me 5 vota kundër dhe 4 pro kërkesën e 30 deputetëve demokratë që kërkonin shpalljen e marrëveshjes për azilkërkuesit me Italinë si antikushtetuese, çka i hap rrugën ratifikimit të saj në parlament.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, u kërkoi deputetëve të mazhorancës të jenë pjesë e seancës parlamentare të së enjtes ku pritet të kalojë edhe kjo marrëveshje.

/a.r

Next Post
Sekuestrohet tritol në një kompani në Durrës, në kërkim pronari italian

Tritol nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia e Shtetit jep detaje: Tre të arrestuar dhe dy në kërkim (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In