• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për detin/ Mustafaj: Interpretimet e PD- LSI s’i bëjnë mirë procesit

by Java News
02/03/2018 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj thotë se presidenti Ilir Meta ka ndihmuar në rritjen e transparencës në lidhje me kërkesën e ministrit Ditmir Bushati për plotfuqishmëri mbi negociatat me Greqinë. Sipas Mustafajt ky proces do të zgjasë shumë për 3 arsye dhe se ka disa kritika për kreun e diplomacisë Bushati.

Ai shprehet në News 24 se “Presidenti në negociata nuk ka rol ekzekutiv, ai jep vetëm autorizimin për një proces. Presidenti ndihmoi në rritjen e transparencës, në qetësimin ose dhe në acarimin e opozitës. Nga deklarimet e të dy palëve, PD apo LSI, pashë se kishte një tendencë për një interpretim të ndryshëm, dhe kjo nuk i bën mirë procesit”

“Besoj se ky proces do të zgjasë për shumë arsye, se është çështje jashtëzakonisht delikate. Ju po e shihni çfarë po i bëjnë ministrit të jashtëm grek dhe këtij tonit, se preket nacionaliteti. E dyta që e ndërlikon më shumë është se kjo marrëveshje bëhet për herë të dytë. E treta kemi përballë një interlokutor që ka të njëjtat probleme si ne dhe nxit ndezjen e emocioneve. E rëndësishme është që gjërat të bëhen mirë.

Presidenti në negociata nuk ka rol ekzekutiv, ai jep vetëm autorizimin për një proces. Presidenti ndihmoi në rritjen e transparencës, në qetësimin ose dhe në acarimin e opozitës. Nga deklarimet e të dy palëve, PD apo LSI, pashë se kishte një tendencë për një interpretim të ndryshëm, dhe kjo nuk i bën mirë procesit.

Ne pamë sot që opozita pretendon se nuk i janë dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme Presidentit që ai të japë autorizimin në përputhje me Kushtetutën. Pamë dhe Kodhelin që tha çdo gjë është në përputhje me Kushtetutën.

Kritikat e mia për Bushatin janë për temperamentin e tij. Ai tregon se është më i ri se sa duhet për detyrën që mban. Jep shpesh shenja padurimi. Jep shenja që nuk duhet t’i japë, besoj se i ka në temperament, se një ministri të Jashtëm nuk i lejohet kurrë të bëhet nervoz e të humbasë durimin. Ministrat e jashtëm nuk duhet të bien në kurthin e padurimit përballë të tjerëve. Është e vetmja kritikë apo sugjerim që kam për të, pasi më duket një ministër i mirë i jashtëm,” tha Mustafaj.

Next Post
Prej Janarit të izoluar nga bora, banorët e Thethit protestojnë para bashkisë së Shkodrës

Moti i keq, qarqet problematike nga bora dhe zonat që këcënohen nga përmbytjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com