• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Marrëveshja në Bruksel, PDK reagon ashpër ndaj Kurtit: Njollë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës

by A R
30/09/2021 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas reagimit të Ramush Haradinajt ka reaguar dhe Partia Demokratike e Kosovës mbi tërheqjen e Albin Kurtit sa i përket çështjes së targave në veri të Kosovës.

Në reagimin e saj PDK shkruan se marrëveshja përbën një regres për Kosovën dhe e forcon më shumë pozicionin e Serbisë.

Reagimi i plotë Partisë Demokratike të Kosovës:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim se marrëveshja e arritur nga Qeveria e Kosovës në Bruksel, siç u raportua në media, përbën një regres për Kosovën dhe e forcon më shumë pozicionin e Serbisë.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur vendimin e Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit në targa, por tërheqja e saj nga ky vendim kaq shpejtë dhe në këtë mënyrë është dekurajuese dhe tejet shqetësuese për zhvillimet e ardhshme.

Largimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe rikthimi i KFOR-it – duke marrë përsipër detyra të rendit publik dhe kontrollit të kufirit që i takojnë policisë, përbën një kthim prapa për institucionet tona të pavarura shtetërore dhe dëmton rolin kushtetues të Policisë së Kosovës. Ky zhvillim përbën një njollë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës si një shtet i konsoliduar i pavarur dhe sovran.

Për më tepër, duke pranuar një tërheqje të sinkronizuar të Policisë së Kosovës dhe barrikaduesve që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, Qeveria aktuale de facto i ka konsideruar ata si të barabartë, duke nëpërkëmbur kështu dinjitetin e autoriteteve tona shtetërore të sigurisë. Duke i trajtuar njësoj me barrikaduesit, kjo Qeveri ka fyer forcat speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë patriotike. Jo vetëm kaq, por nga sot barrikadat janë përligjur si mjet efikas për përparimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu, duhet sqaruar se, ndryshe nga deklaratat dezinformuese qeveritare për vendosje të reciprocitetit, pranimi i mbulimit të pjesëve specifike të targave është konfirmim i marrëveshjes tashmë të arritur në Bruksel në vitin 2016. Bëhet fjalë për “Marrëveshjen teknike për lirinë e lëvizjes” të vitit 2011, të finalizuar në Bruksel më 14 shtator 2016, e cila u kundërshtua asokohe ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të japë shpjegime pse e shkaktoi gjithë atë tension të përshkallëzuar në veri, duke cenuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe duke e portretizuar Kosovën në opinionin ndërkombëtar si një vatër trazirash – vetëm për t’u rikthyer në një çështje të dakorduar që para 5 vjetësh.

Ajo që e bën edhe më problematike këtë marrëveshje është çështja e pranimit të targave ilegale KM dhe të ngjashme nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ky fakt përbën një dorëzim të sovranitetit dhe shpërblim të përpjekjeve të Serbisë për të mohuar shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës nëpërmjet lëshimit të targave ilegale serbe për territorin e shtetit tonë.

Ne përshëndesim përpjekjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët, pavarësisht se fillimisht u shpërfillën nga Qeveria e Kosovës, prapëseprapë na u gjendën pranë duke ndihmuar në de-eskalimin e situatës së tensionuar në veri. Njëkohësisht, kërkojmë që sa më parë të bëhen publike detajet e kësaj marrëveshjeje dhe të sqarohen të gjitha rrethanat për të cilat është ndërmarrë në veri një operacion i rrezikshëm e që ka rezultuar në një regres të shumanshëm të pozicionit të Republikës së Kosovës.

/a.r

Next Post
Lëvizja ‘Berisha’ dhe loja me ‘dy porta’ e Topallit për vendin e Bashës, që tremb në fakt Metën

Lëvizja ‘Berisha’ dhe loja me ‘dy porta’ e Topallit për vendin e Bashës, që tremb në fakt Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In