• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Marrëveshja me prokurorinë, MB: Nuk luftohet krimi “secili në parcelën e vetë”, opozita të bashkëpunojë!

by A R
02/02/2018 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe Prokurorja e Pëtgjithshme e Përkohshmë Arta Marku kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi e cila është cilësuar nga opozita antikushtetuese, duke akuzuar se dublon punën e Porkurorisë së Posaçme antikorrupsion.

Opozita ka akuzuar se maxhoranca dhe Prokuroria e kapur po nga të majtët, po kërkojnë të mbyllin një sy për grupet kriminale që i vijnë në ndihmë socialistëve.

Por sipas Ministrisë së Brendshme, këto deklarime të opozitës janë të pakuptimata, pasi marrëveshja në fjalë ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe nuk tenton të shkojë drejt pakteve “okulte”.

Përmes një reagimi zyrtar, MB shkruan se marrëveshja është publike dhe nuk shkel asnjë ligj apo Kushtetutën e vendit. Më tutje Ministria sqaron se bashkëpunimi vjen si pasojë e nevojë për të rritur efektshmërinë e task forcës speciale “Forca e Ligjit”.

Për më tepër lexoni njoftimin e MB:

Ministria e Brendshme shpreh keqardhje për deklaratat e sotme të opozitës ndaj shqetësimit të pakuptimtë, për marrëveshjen e firmosur mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Kjo nuk është marrëveshja e parë dhe as e vetmja në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve në luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar në veçanti.

Në kushtet kur krimi organizohet, sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, autoritetet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese nuk mund të kenë luksin apo t’i lejojnë vetes, që pavarësisht vullnetit të tyre të mirë, të luftojnë secili në parcelën e vet.

Marrëveshja, teksti i së cilës është bërë publik edhe për opinionin e gjerë, garanton, njeh dhe respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve. Ajo vë pikërisht të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të Prokurorisë, për hetime të plota dhe të specializuara.

Përfaqësuesit e opozitës që dolën sot në konferencë për media, minimalisht shtrembëruan dhe keqpërdorën detajet e marrëveshjes, duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Përkundrazi, kjo marrëveshje është lidhur në bazë dhe në zbatim të kornizës ligjore në fuqi, për luftën kundër krimit të organizuar.

Marrëveshja detajon aspekte organizative të nevojshme për të garantuar hetime efikase, çuarjen para drejtësisë të eksponentëve të grupeve kriminale si dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitete të paligjshme.

Sot, ajo çka prisnim nga opozita ishte një mbështetje për vullnetin dhe hapat e hedhura nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera në luftë me paligjshmërinë. Mund të heshtnin, nëse këtë nuk e bëjnë dot.

Opozita është e ftuar të bashkëpunojë dhe monitorojë, brenda kufijve ligjorë, gjithë punën e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”./a.m.

Next Post
Vrasja e Devi Kasmit, gjykata: “Burg pa afat” për Mario Meshinin

Darka pas krimit dhe lëvizjet e dyshimta në vendngjarje, provat që mbajtën në qeli mikun e Kasmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In