• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Rama: Mbi 500 mijë shqiptarë mund të buzëqeshin, vitet e punës do t’u njihen

by Java News
06/02/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘I gëzofshi pensionet! Viva Albania e Viva Italia’ ky ishte mesazhi i urimit nga kryeministri Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur sot me Italinë për njohjen e pensioneve.

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama

Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.

Sot është një ditë triumfi edhe për politikën si një mjet i pazëvendësueshëm për ta bërë më të mirë, më të sigurtë, më dinjitoze jetën e njerëzve të zakonshëm. Për mua është një nga ato ditë fatlume, kur ndjenja e të qenit i vlefshëm për njerëzit e këtij vendi bëhet shumë e prekshme dhe e barazon me zero të gjithë peshën e rëndë të baltës së arenës politike e mediatike.

Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha! Po pastaj përpjekja vazhdon e vazhdon, me durim e me këmbëngulje për të parë ditë si kjo, kur mundi dhe mosdorëzimi përpara vështirësive, pengesave, vonesave, të cilat nganjëherë kthehen deri në zvarritje jashtë vullnetit tënd, shpërblehet me buzëqeshjen e familjeve që kanë pritur atë që meritojnë.

Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses  negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh.

Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq,  por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona:

Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura.

Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë.

Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme.

Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali.

Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur.

Sot jam shumë krenar për bilancin tërësor të përpjekjes së qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, të cilët falë kësaj përpjekjeje gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16  shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur.

Natyrisht kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër.

Por sot është dita për ta mbyllur me një urim për të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali:

I gëzofshi pensionet tuaja!

 

/f.s

Next Post
Pendarovski: Këtë verë do t’i kaloj pushimet në bregdetin shqiptar, më ka ftuar Begaj

Pendarovski: Këtë verë do t'i kaloj pushimet në bregdetin shqiptar, më ka ftuar Begaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In