Marrëveshja me Italinë, një tjetër anije me 15 emigrantë pritet të mbërrijë sot në Gjadër

Një tjetër anije me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali, pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.

Mjeti lundrues është parashikuar të ankorohet në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.

Aktualisht në kampin e Gjadrit janë rreth 30 emigrantë të dëbuar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com