• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me Italinë/ Ngjela: Qeveria të japë sqarime, Rama të tregojë çfarë marrim në këmbim

by Java News
30/01/2024 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje ‘skype’ për “Frontline Interview” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një qendre strehimi për emigrantët afrikanë në Gjadër të Lezhës.

Ngjela, duke theksuar se kryeministri ka të drejtë të hyjë në marrëveshje me shtete të tjera, ngriti disa pikëpyetje duke thënë se së pari, qeveria duhet të sqarojë nëse Shqipëria do të marrë qira nga toka që do të vendosë në dispozicion të Italisë për strehimin e përkohshëm të emigrantëve.

“Ata do rrinë këtu, ne nuk paguajmë asgjë. Ndërtimin dhe gjithë kampin do ta bëjnë italianë. Këtu lind vetëm një pyetje, sa është qiraja që merr Shqipëria? Pra duhet të dimë sa do i paguajë Italia shtetit shqiptar për këtë sepse po u jep një favor, të instalojë dyndjen që kanë italianët me refugjatët. Nëse ia ka thënë gratis, ka bërë gabim sepse nuk jemi shtet i pasur ne që të ndihmojmë Italinë. Problemi është sa do jetë qiraja në kontratë. Shqiptarët i kanë deleguar pushtetin kryeministrit aktual që mund të hyjë në cdo marrëdhënie kontraktuale me shtetet e tjera”- u shpreh Ngjela.

Mes të tjerash Ngjela parashtroi edhe disa prej masave që qeveria duhet të ndërmarrë para mbërritjes së refugjatëve në qendrën e strehimit të Gjadrit, ku ndër to ishte edhe nevoja për krijimin e një spitali provizor.

“Si kryeministër nuk ke të drejtë të japësh teritor gratis qoftë edhe një vit një shteti tjetër që do të sjellë refugjatë. A je i sigurt ti që me këta refugjatë nuk vijnë sëmundje që nuk njihen fare në Shqipëri? A ka krijuar një spital provizor atje për analizat? A ka qeveria një siguri që këtu nuk hyjnë sëmundjet e rrezikshme që janë në Afrikë apo Azi? Këto duhen parë.”- nënvizoi avokati.

Në vendimin e dhënë nga gjykata Kushtetuese më 29 nëntor, theksohet se marrëveshja me Italinë nuk cënon integritetin territorial të vendit dhe si e tillë, nuk është anti-kushtetuese. Vendimi tashmë i hap rrugë votimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen me kohëzgjatje 5 vjeçare për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

/f.s

Next Post
Surpriza e bukur nga bashkëshortja dhe fëmijët që e bënë Genc Fugën të shpërthejë në lot gëzimi

Surpriza e bukur nga bashkëshortja dhe fëmijët që e bënë Genc Fugën të shpërthejë në lot gëzimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com