• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me FBI, informacionet që Shqipëria do t’u dërgojë amerikanëve

by A R
02/06/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja në një nivel më të lartë të luftës kundër terrorizmit dhe shkëmbimit të informacionit me institucionet inteligjente amerikane pritet të marrë formën zyrtare, teksa është dërguar në Kuvend për të marrë votën e deputetëve. Qeveria shqiptare ka zbardhur përmbajtjen e marrëveshjes së firmosur me Zyrën Federale të Hetimit (FBI) në Uashington në mesin e muajit maj 2016 gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, teksa dokumenti është dërguar për miratim në Kuvend. Në këtë dokument theksohet se “qëllimi i marrëveshjes është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e terrorizmit me qëllimin e vetëm të rritjes së përpjekjeve efikase në luftën kundër tij”. SHBA-të dhe Shqipëria synojnë t’i sigurojnë njëra-tjetrës akses në informacionin për verifikimin e terrorizmit në përputhje me qëllimin dhe dispozitat e marrëveshjes.

Marrëveshja, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit, nënshkruar më 14 prill 2016, ka si qëllim forcimin e përpjekjeve të mëtejshme të përbashkëta në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar, “nëpërmjet bashkëpunimit në identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë ose që kanë qenë të përfshirë në veprimtari për përgatitjen, në ndihmë të, ose që lidhen me terrorizmin ose veprimtaritë terroriste, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit verifikues që ka të bëjë me personat terrorist të njohur ose të dyshuar”. Gjithashtu, ekspertët do të përgatisin një protokoll operacional “për të përcaktuar kategoritë e individëve që do të përfshihen në informacionin për verifikimin e terrorizmit, për t’u siguruar nga secila palë sipas kësaj marrëveshjeje dhe për të krijuar procedurat që do të zbatohen në rast se pala marrëse apo një agjenci përkatëse zbulon një individ, i cili përputhet potencialisht me informacionin e verifikimit të terrorizmit nga pala siguruese”.

Në zbatim të kësaj marrëveshjeje sipas dokumentit të dërguar në Kuvend, “të drejtat dhe detyrimet e palëve do të sigurohen dhe do të kryhen në masën e lejuar nga ligjet dhe rregulloret e brendshme të secilës palë. Kjo marrëveshje nuk do të prekë apo kufizojë ndonjë marrëveshje apo rregullim ndërmjet palëve, përfshi marrëveshjet apo rregullimet lidhur me zbatimin e ligjit, shkëmbimin e informacionit dhe përpjekjet për luftën kundër terrorizmit”. Sipas qeverisë, hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të mundësojë sigurimin nga secila palë të aksesit në shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit dhe bashkëpunimin mes tyre në luftë kundër tij; rritjen e vigjilencës dhe do të forcojnë aftësinë e palëve për t’u mbrojtur nga aktet e terrorizmit, duke krijuar procedura të përshtatshme për akses në/dhe për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizimit; do të sjellë rritjen e luftës kundër terrorizimit ndërkombëtar nëpërmjet bashkëpunimit në identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë ose që kanë qenë të përfshirë në veprimtari terroriste. “Informacioni i prodhuar sipas kësaj marrëveshjeje do të klasifikohet sipas ligjeve kombëtare, rregullave dhe politikave të shteteve respektive”, thuhet në dokumentin e dërguar në Kuvendin e Shqipërisë për miratim.

Next Post

Merkel: Britania e Madhe më e fortë brenda BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

July 14, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

July 14, 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

July 14, 2026
Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

July 14, 2026
Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

July 14, 2026
Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

July 14, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë, ekspertët: Tani nisin kapitujt më të vështirë të anëtarësimit

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In