• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Kosovë-Serbi / Hahn: Do të jetë kompromis, s’do të duartrokitet nga asnjëra palë

by Java News
18/05/2019 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, ka folur rreth Samitit të organizuar në Berlin.

Në një intervistë për Deutche Welle, sa i përket negociatave Kosovë-Serbi ai ka thënë se ka një dakoordim ndërkombëtar.

“Ekziston një dakordim i qartë ndërkombëtar se si duhen bërë këto negociata. Natyrisht është mirë nëse kemi mbështetje edhe nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kur bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar. SHBA-ja është e rëndësishme si mbështetëse, por struktura aktuale e negociatave, nën drejtimin e Përfaqësueses së Lartë, aktualisht Federica Mogherinit, është e mjaftueshme”, ka thënë Hahn.

Teksa ka folur për marrëveshjen finale, Hahn ka thënë se ajo që do të duhet të nënshkruajnë Kosova dhe Serbia, nuk do të duartrokitet, dhe se për të bërë një gjë të tillë do të duhet guxim nga dy palët.

Përveç guximit, Hahn thotë se të dy palët duhet të bëjnë kompromis të lëshojnë pe.

“Besueshmëria. Nëse çelim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – kjo nuk do të thotë se ato hyjnë nesër në BE, ky është një proces disavjeçar që kërkon edhe shumë përpjekje,- atëherë kjo është joshja më e mirë për serbët dhe kosovarët që të ulen në tryezën e negociatave. Sepse ajo që do të duhet të arrijnë ata nuk do të pritet me duartrokitje të mëdha në asnjë vend. Kërkon guxim dhe kurajë nga aktorët veprues që të ulen në një tryezë dhe të hartojnë një kompromis, i cili do të kërkojë lëshime nga të dyja palët për të arritur në një rezultat përfundimtar”, ka potencuar ai.

Hahn ka thënë se është herët që të flitet për një zgjidhje të mundshme, megjithatë tregon se një vend të rëndësishëm në marrëveshje finale do ta ketë çështja e pakicave serbe, duke lënë të kuptohet se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë i rëndësishëm.

“Unë vetëm kam thënë se kjo nuk duhet tabuizuar menjëherë. E sqarova menjëherë se zgjidhja që do të vijë në fund të ditës nuk duhet të jetë në kosto të të tretëve. Tani është ende herët të flitet për zgjidhjet që vijnë në pyetje. Sepse marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë shumëpërfshirëse. Një vend qendror në marrëveshje do ta zërë çështja e pakicave, sepse ka shumë serbë në të gjithë territorin e Kosovës dhe jo në një zonë të caktuar të Kosovës. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Pra, marrëveshja do të përfshijë shumë pjesë të një rebusi, të cilat shpresojmë që së bashku të japin një panoramë shumë të bukur”, ka thënë ndër të tjera Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn./DW

g.kosovari

Next Post
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Kush prek zgjedhjet i hiqet përjetë e drejta për të hyrë në SHBA e BE

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Kush prek zgjedhjet i hiqet përjetë e drejta për të hyrë në SHBA e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com