I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit tha se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por as politikanët që e kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit.
Sipas Grenell, përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh, teksa Osmanit i ka thënë se për marrëveshjen nuk ka dhënë asnjë sugjerim, por vetëm kritika.
“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e meritave është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, ka shkruar Grenell në Twitter.
g.kosovari