• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Escobar: Arritje historike, e detyrueshme në çdo mënyrë

by A R
22/05/2023 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është e detyrueshme në çdo mënyrë, dhe zbatimi i plotë i saj do të ndihmojë rajonin të shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkanin Perëndimor, që në vitin 1999. Kështu u shpreh i dërguari i shteteve të bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MINA. Ai e cilësoi marrëveshjen një hap historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Dua t’ju them se procesi është një zhvillim historik në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Një marrëveshje për normalizimin, sipas kushteve evropiane, që krijon një marrëdhënie paqësore, të qëndrueshme dhe të parashikueshme midis dy fqinjëve armiqësor, është një arritje e madhe. Është dashur shumë guxim politik nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti, për të arritur atë marrëveshje. Dhe meqë ra fjala, është një obligim ligjërisht i detyrueshëm. Dëgjoj njerëz që thonë se nuk kanë nënshkruar, dhe për këtë arsye nuk është e ligjshme. Është e ligjshme në çdo mënyrë”.

Teksa përmendi detyrimet që duhet të përmbushë secila palë në kuadër të marrëveshjes, zyrtari i lartë amerikan tha se “nuk sheh arsye” që dakordësia për çështjet e mbetura të mos arrihet deri në fund të verës.

“Nga pala serbe ka disa elemente që duhet të plotësohen në aspektin e njohjes së patentës së shoferëve, targave, letërnjoftimeve dhe disa gjëra të tjera. Dhe nga Kosova pritet që ta bëjnë asociacionin e komunave serbe. Më falni, nuk është pritshmëri, është detyrim. Dhe kështu ne duam të shohim se procesi po ecën sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk shoh ndonjë arsye pse nuk mund ta përfundojmë atë deri në fund të verës”.

Escobar qëndroi gjatë fundjavës në Mal të Zi, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit tëri të këtij vendi, Jakov Millatoviq.

/a.r

Next Post
“Në vjeshtë nisin kurset për fëmijët dhe të rinjtë”, Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën

"Në vjeshtë nisin kurset për fëmijët dhe të rinjtë", Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In