• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Marrëveshja, Klosi: Krijojmë rrjetin e shkollave profesionale nën patronazhin gjerman

by
13/10/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë nxënësit dhe kursantët e Qendrës Shumëfunksionale Profesionale në Kamëz do kenë mundësi që të marrin një profesion ose zanat sipas modelit dhe standardit gjerman. Kjo falë marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ambasadës gjermane dhe GIZ, e cila do mundësojë marrjen në patronazh të kësaj Qendre nga qeveria gjermane dhe kjo, jo vetëm për degë të caktuara, por për të gjitha profilet dhe kurset që zhvillohen në të. Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, ministri Klosi u shpreh se Shkolla e Mesme Profesionale e Kamzës, me këtë marrëveshjeje do të jetë realisht model i bashkëpunimit me arsimin e mesëm profesional ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane edhe për shkollat e tjera. “Ajo që duam të bëjmë është që e gjithë shkolla të transformohet në një model për sistemin arsimor profesional shqiptar. Dhe kjo do realizohet vetëm duke bërë që çdo klasë e kësaj shkolle të ketë një kurrikul të përcaktuar, çdo mësues i kësaj shkolle të marrë trajnimin e nevojshëm, çdo nxënës i kësaj shkolle të ketë mundësi që praktikën ta bëjë sipas sistemit dual gjerman në biznesin e zonës dhe kryesisht në biznesin gjerman që funksionon në zonën Tiranë-Durrës”, – tha Klosi.

Më tej ai shtoi se synimi është binjakëzimi dhe krijimi i një rrjeti të shkollave profesionale të ekselencës nën patronazhin e qeverisë gjermane. “Kemi shembuj konkretë tashmë në Shqipëri që rruga e emigracionit ilegal është një rrugë e dështuar. Rruga nëpërmjet formimit profesional është një rrugë me shanse shumë të mëdha për të afruar nxënës të kualifikuar për tregun shqiptar të punës, por edhe për tregun gjerman apo europian të punësimit. Është koha që Shqipëria të prodhojë punonjësit e saj të kualifikuar, të gatshëm për tregjet europiane dhe ato shqiptare, tashmë të unifikuara të punës”, – tha Klosi në fjalën e tij.

Ndërsa ambasadori gjerman siguroi për mbështetjen që ky lloj arsimi do të ketë nga qeveria gjermane, duke theksuar se Shqipëria dhe tregu i punës kanë nevojë të krijojnë një sistem të ngritur mirë në lidhje me arsimin profesional, si një rrugë e sigurt për të ecur përpara. “Unë do doja që t’iu bëja thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë për arsimin dhe formimin e tyre profesional, i cili do t’u sigurojë atyre më pas një punë të mirë në tregun e punës, një punë të mirëpaguar dhe mbi të gjitha një punë afatgjatë”, – tha ambasadori Hoffman.

Next Post

Ja si vishen gratë më të pushtetshme në botë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In